Zëvendëskryeministrja dhe Ministre e Turizmit Marijana Nikollova dhe Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë Gent Cakaj nënshkruan në Sofje një Memorandum për mirëkuptim dhe bashkëpunim në fushën e turizmit, transmetoi BTA.
Besoj se me zhvillimin e projekteve tona të ardhshme të përbashkëta, përfshi këtu dhe ato në kuadrin e korridorit të tetë panevropin, do të kontribuojmë më shumë për zhvillimin e regjionit, tha Marijana Niollova.
Ka për t’u bërë shumë, qa ta rritim numrin e turistëve, tha nga ana e vet Gent Cakaj. Qëllimi i parë është rifillimi i fluturimeve direkte Sofja – Tirana. Inkurajojmë edhe bashkëpunimin mes porteve në Durrës dhe Varna, si dhe punën e mëtejshme për ndërtimin e korridorit Nr. 8, nënvizoi gjithashtu mysafiri shqiptar.Rreth 700 mijë bullgarë zgjedhën të udhëtojnë për të pritur Vitin e Ri. Rreth 120-130 mijë prej tyre preferuan të shkojnë jashtë vendit dhe po aq të huaj zgjedhën Bullgarinë për pushimet e tyre. Vendet më të preferuara për pritjen e Vitit të Ri 2025..
Kultura e verërave në Bullgari po përjeton një lulëzim. Gjithnjë e më shumë vende dhe ngjarje tërheqin adhuruesit e verës dhe rrisin interesin për turizmin e verës. Në vitin 2024 kërkesa për degustime të verës u rrit ndjeshëm. Dhe rezervimet për..
Rezervati arkitekturor Arbanasi pranë Veliko Tërnovos është ndër destinacionet më të preferuara për turistët. Veçanërisht tërheqëse janë manastiret dhe kishat mesjetare, njëra prej të cilave quhet "Lindja e Krishtit". Kishat e Arbanasit janë objekte..