Për shkak të rritjes së numrit të të infektuarve me Covid-19 në Bullgari Danimarka përfshiu vendin tonë në kategorinë e “vendeve të rrezikuara”. Kështu, që të hyjnë në Danimarkë, udhëtarët që vijnë nga Bullgaria duhet të vërtetojnë se kanë arsye të rëndësishme.
Austria aplikon masa për udhëtarët që vijnë nga 16 krahina të Bullgarisë dhe jo siç ishte deri tani – për udhëtarët që vijnë nga tërë vendi. Bëhet fjalë për krahinat Bllagoevgrad, Burgas, Dobriç, Gabrovo, Jamboll, Kërxhali, Montana, Plovdiv, Razgrad, Shumen, Sliven, Smoljan, Sofje, Stara Zagora, Tërgovishte dhe Varna. Të gjithë që vijnë nga këto krahina duhet të prezantojnë PCR test negativ, të bërë jo më vonë se 72 orë, ose të mbeten në karantinë 10 ditore. Karantina mund të ndërpritet me PCR test negativ në kuadrin e 48 orëve, bëri të ditur MPJ-ja bullgare.Ministri i Mbrojtjes Atanas Zaprjyanov propozoi të caktohen pika kontrolli në kohë lufte për organet shtetërore. Projektdekreti i Këshillit të Ministrave mbi këtë temë është publikuar në portalin e konsultimit publik. Pritet që kjo të sigurojë kushtet..
Për shkak të mungesës së reshjeve, niveli i ujit në liqenin e Rezervatit “Srebërna” është vetëm 15 centimetra, gjë që përbën një kërcënim serioz për të gjithë ekosistemin – njoftoi BNT. Liqeni është një nga zonat më të rëndësishme të lagështa në..
Drejtori i Kopshtit Zoologjik të Sofjes, Dobromir Borisllavov, bëri thirrje për respektimin e ligjeve dhe për një qëndrim të përgjegjshëm ndaj natyrës së egër. Në një intervistë për BNT, Borisllavov theksoi se ka ardhur koha t’i jepet fund tregtisë së..
Brezi “Z” ka probleme serioze me përballimin e stresit. Këtë e tregojnë rezultatet e provimeve për kadetët në Universitetin Ushtarak Kombëtar “Vasill..
Edhe një herë, mjekë të rinj, praktikantë dhe studentë të mjekësisë do të marrin pjesë në një protestë kombëtare "E ardhmja në Bullgari". Ata kërkojnë..
Gjatë konferencës së parë kombëtare kushtuar turizmit të pelegrinazhit në Bullgari, me pjesëmarrjen e Ministrit të Turizmit Mirosllav Borshosh dhe..