Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Projekti i ri “Sintezis” – i incizuar mes qetësisë së natyrës

“Nomadëve Fluturues”

Projekti i ri audio-vizual i “Nomadëve Fluturues”, i prezantuar nga Daniell dhe Kristina Angjellovi, quhet “Sintezis” dhe i kushtohet natyrës dhe bilancit delikat të saj me njerëzimin.

Vendi, të cilin e kanë zgjedhur për të xhiruar videon e vet të parë janë Rodopet Perëndimore - mali, i cili i fsheh sekretet e veta që nga kohërat të cilat nuk mbahen mend. Kjo tokë mban frymën e trakëve, të cilët kanë nderuar diellin dhe zjarrin dhe kanë jetuar afër natyrës. Dihet se ata i kanë kryer ritet e tyre, të shoqëruar me muzikë, midis pemëve misterioze të vendeve të shenjta shkëmbore, përpara zjarreve të shenjta. Në një nga këto vende të shenjta është incizuar kënga e parë nga projekti “Sintezis”. Kënga quhet ZHAR /prush/ dhe është e krijuar për elementin zjarr, ritmin e zemrës, verën dhe ngrohtësinë, sipas fjalëve të pjesëmarrësve në duet.


Muzika është e incizuar krejtësisht mes qetësisë së natyrës. “Qëllimi ynë në krijimin e studios natyrore është që të mund të kthejmë sikurse edhe një pjesë të vogël të lidhjes së njeriut me mjedisin e tij natyror. Ftojmë të përfshihen dhe muzikantë të tjerë, të cilët besojnë  se ka ardhur kohë  të bashkohemi dhe të jetojmë në një lidhje më të ngushtë me Tokën. Tregoni lidhjen tuaj me natyrën dhe bashkohuni me “Sintezis”, duke krijuar një video personale muzikore mes natyrës!”, ftojnë iniciatorët e projektit.

Videon mund ta gjeni këtu:

Foto: Facebook / Flying Nomads



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Tedi Ruseva

"Vetëm deti"

Në ditët e fundit të verës, Tedi Ruseva me emrin artistik Tiara prezanton këngën e saj të re “Vetëm deti”. Me të, aktorja, karriera muzikore e së cilës filloi vetëm katër vjet më parë, përmbushi ëndrrën e saj të dashur - të marrë pjesë në konkursin..

botuar më 24-09-20 2.35.MD

Kënga më e re e muzikantit Todor Gaxhallov

I riu Todor Gaxhallov merret me muzikë që në moshën 5 vjeçare, kur filloi të luante piano dhe të këndonte. Shkollimin e vazhdoi në shkollën e muzikës në Plovdiv dhe pas kësaj edhe në akademinë e muzikës në Sofje. Që në moshë të re merrte pjesë..

botuar më 24-09-19 7.25.PD

"E gjalle"

Një nga grupet më të njohura në vendin tonë me një nga vokalistet më interesante dhe magnetike – “Kerana dhe kozmonautët” - i shton një yjësi të re kozmosit të tij muzikor. Më 19 shtator, në Sofje, muzikantët do të prezantojnë me një koncert..

botuar më 24-09-18 6.10.PD