“Është shumë e natyrshme që kinezët dhe indianët të kenë medalje të arta nga olimpiadat në fizikë dhe astrofizikë, sepse aty jeton 20% nga popullsia botërore, por është e mbinatyrshme që Bullgaria e vogël të renditet krahas tyre. Nga ana statistikore në Bullgari jeton rreth 1/1000 nga banuesit e botës, me fjalë të tjera ne kemi një numër jashtëzakonisht të madh të medaljeve të arta për frymë të popullsisë” - thotë pedagogu i njohur në lëndën e fizikës Teodosij Teodosiev. Ai është mes pedagogëve të pakët, të cilët sikurse e kanë ndërmarrë misionin apostolik të mbajnë lartë flamurin e shkencës dhe të arsimit në Bullgari.
Bullgarët dhe sivjet treguan se janë në një nivel botëror në shkencë, duke fituar përgjithësisht 8 medalje nga olimpiada ndërkombëtare në astronomi dhe astrofizikë. Gjimnazistët e përfaqësuan Bullgarinë në garë me mbi 300 pjesëmarrës prej 50 shteteve në fund të muajit shtator. Duke fituar 2 medalje të arta, 2 të argjendta, 4 të bronzta dhe një fletëlavdërimi, ata qëndruan krahas me pjesëmarrësit e tjerë prej shteteve të tjera me një popullsi të madhe, dhe me ekonomi shumë e shumë herë më të zhvilluar nga ajo bullgare. Do të shtojmë se që nga viti 2011 deri tani nxënësit bullgarë kanë fituar 35 medalje nga olimpiada ndërkombëtare në astronomi dhe astrofizikë: 8 të arta,11 të argjendta, 16 të bronzta.
“Nxënësit i zgjodhëm si zakonisht nga rrethi kombëtar i olimpiadës në astronomi gjatë qershorit - 5 vetat e parë nga të dyja grupet e moshave u përfshinë në skuadrën e cila na prezantoi në një nivel ndërkombëtar. Nuk janë të shumta shtetet, të cilat janë më të mira se ne. Sivjet shteti i prezantuar më mirë është Rusia. Shtetet e Bashkuara dhe Kanadaja po kështu kanë një përparim të madh, kurse tradicionalisht më të mirë janë konkurrentët nga Kina dhe India, por këto janë shtete me një popullsi shumëmilionëshe. Për mua më e rëndësishmja është se përmes pjesëmarrjeve në olimpiadë, unë u ndihmojë të rinjve të takojnë bashkëmendimtarë të tyre.
Shpesh olimpiadat kritikohen për këtë se olimpikët rrallë herë bëhen shkencëtarë të suksesshëm. Por, tek olimpiada në astronomi vihet re pikërisht e kundërta - thotë Nikolla Karavasilev dhe shton: dy të tretat nga olimpikët tanë të suksesshëm pas kësaj zhvillohen dhe në shkencë”.
“Interesi ndaj shkencës jo gjithmonë kalon përmes pjesëmarrjes në olimpiada. Ato janë një vend i mirë për t’u paraqitur, por ato nuk duhet të kthehen në një vet qëllim. Interesi ndaj shkencës kalon fillimisht përmes leximit të letërsisë.”
Pedagogu konstaton se në kohën e sotme ka një zbaticë në interesin ndaj shkencave natyrore. “Njerëzit, jo vetëm në Bullgari, orientohen drejt gjërave më pragmatike, por gjithmonë ka një numër të vogël fëmijësh, të cilët kanë një interes serioz ndaj këtyre shkencave, bëjnë përpjekje dhe arrijnë sukses. Kështu, në fakt qesh dhe unë përpara 20 vjetëve, kur për herë të parë u regjistrova për olimpiadën në astronomi” - kujtohet Nikolla Karavasilev:
“Unë jam mësues në Shkollën e Mesme Kombëtare të Shkencave të Natyrës dhe Matematikës me profil fizikë dhe kur përfundova klasën e 12 vura re se, olimpiadat në praktikë për mua përfunduan. E gjithë kjo jetë, gjatë së cilës njihesh me njerëz të rinj nëpër olimpiada, takimet dhe komunikimi, zhduken. Atëherë me shokun tim të mirë Nikollaj Kaçarov vendosëm të kapemi me përgatitjen e nxënësve në astronomi. 3 vjet më vonë më ftuan për ta përgatitur Skuadrën Kombëtare të Bullgarisë në astronomi. Kështu pak nga pak gjërat u zhvilluan dhe tanimë 10 vjet unë drejtoj grupin e astrofizikës të vendit tonë.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Igumeni i sapozgjedhur i Manastirit bullgar të Zografit në Malin Athos, Gavriil, u ngrit nga hieromonaku në arkimandrit në festën e Shën Gjergjit. Kjo u njoftua nga Sekretari i Përgjithshëm i Sinodit të Shenjtë të Kishës Ortodokse Bullgare, Peshkopi..
Në Ditën e Shën Gjergjit në Monumentin e Ushtarit të Panjohur në kryeqytet u mbajt bekimi i flamujve të betejës dhe i flamujve të relikteve ushtarake. Presidenti dhe Komandanti Suprem i Forcave të Armatosura Rumen Radev mori pjesë në ritualin..
Vetëm më 6 maj, kur shënojmë Ditën e Trimërisë dhe festën e Ushtrisë Bullgare, do t’u japim mundësi vizitorëve tanë të hyjnë në tri nga ndoshta makinat më interesante nga ekspozita jonë e jashtme. Kjo nuk ndodh çdo ditë, por vetëm në raste të veçanta!..
Ideja e një referendumi për euron mbështetet nga 63.3% e bullgarëve kundrejt 35.3% që janë "kundër". Kjo tregohet nga një sondazh i pavarur nga..
Shumica qeverisëse e mbështet fuqishëm qeverinë dhe ka parakushte për një qeverisje për një mandat të plotë katërvjeçar. Kjo u njoftua nga Kryeministri..
Nga frika e votës së qytetarëve bullgarë në një referendum mbi gatishmërinë e Bullgarisë për të futur euron në vitin 2026, sot shumica e re në Parlament..