¼ prej firmave bullgare kanë aplikuar kushte të zhdërvjellëta të punës për shkak të Covid-19. E njëjta përqindje prej firmave janë gati t’i vazhdojnë masat edhe pas krizës. Prognoza është që të mbeten të punojnë në distancë 50% prej nëpunësve, tregon një studim i “ Mercer Bulgaria”.
63% prej punëdhënësve e pranojnë punën në distancë. Gjysma e menaxherëve mendojnë për strategji për automatizimin e proceseve të punës. 28% orientohen ndaj punës në kuadrin e projekteve të ndryshme. 67% e menaxherëve mendojnë se paraqitja e nëpunësve të tyre është më mirë dhe prodhueshmëria rritet në kushtet shtëpiake. 81% e kompanive kanë ngrirë emërimin në punë të nëpunësve të rinj, 19 % kanë shkurtuar pjesë prej personelit, bëri të ditur investor.bg.Përfitime të rëndësishme ekonomike priten për Bullgarinë (me popullsi 6.5 milion njerëz) dhe Rumaninë (19 milion njerëz), të cilat u bënë anëtarë të plotë të zonës Shengen. Sipas vlerësimeve, Produkti i Brendshëm Bruto (PBB) ka të ngjarë të rritet me të..
Nga 2 janari, Banka Kombëtare Bullgare (BNB) hedh në qarkullim monedha përkujtimore ari me temë "Virgjëresha Mari - Molla e Artë". Monedhat kanë prerje 10, 20, 50 dhe 100 leva (përkatësisht afro 5, 10, 25 dhe 50 euro), pa një tirazh konkret, njoftoi BNB...
Komisioni për Rregullimin e Energjisë dhe Ujit miratoi çmimin e gazit natyror për muajin janar me vlerë 81,94 leva/MWh, pa taksat. Pavarësisht se çmimi i miratuar prej 81,94 levash (rreth 40.97 euro)/MWh është më i lartë se çmimi për dhjetorin me 7,97%, ai..