Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgaria miratoi plan për veprim pas Brexit

Foto: arkiv

Qeveria miratoi Plan për Veprim pas Brexit pa marrëveshje midis Londrës dhe BE-së. Parashikohet lidhja e marrëveshjeve dypalëshe për transport ajror dhe automobilistik, për transportimin e udhëtarëve dhe ngarkesave, për shkëmbimin e informacionit për TVSh-në dhe për mbledhjen e detyrimeve publike. Ministritë dhe institucionet bullgare do të zhvillojnë një fushatë informative për pasojat nga Brexit. Parashikohen edhe konsultime për shtetasit bullgarë në ishull për të drejtat e tyre pas tërheqjes së Mbretërisë së Bashkuar nga BE-ja.

Ka të ngjarë që të mos arrihet marrëveshje midis BE-së dhe Britanisë së Madhe, prandaj  duhet të jemi gati, komentoi kryeministri Bojko Borisov.





Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Një kompani ushtarake nga Haskovo niset për një mision paqeruajtës në Kosovë

Afro 100 ushtarakë po nisen për mision në Kosovë. Kontingjenti u dërgua sot nga Haskovo. Ushtria jonë po largohet me pajisje të reja. Ceremonia solemne u zhvillua në sheshin qendror “Liria” në qytet, në prani të shefit të mbrojtjes..

botuar më 25-02-20 3.53.MD

Nuk ka asnjë kërkesë për të dërguar personel ushtarak në Ukrainë, thanë ministrat në parlament

Askush, askund, në asnjë mënyrë, nuk e ka diskutuar çështjen e dërgimit të personelit ushtarak në Ukrainë për të marrë pjesë në armiqësitë midis Rusisë dhe Ukrainës. Kështu u tha deputetëve ministri i punëve të jashtme, Georg Georgiev. Georgiev,..

botuar më 25-02-20 11.31.PD

Në Maqedoninë e Veriut është hapur klubi i shoqatës bullgare “Ura Ballkanike”

Në Manastir u hap klubi i shoqatës për kulturë, arsim dhe traditë “Ura Ballkanike”. Kjo ndodhi në prani të ambasadorit të Bullgarisë në Maqedoninë e Veriut, Zheljazko Radukov dhe Konsullit të Përgjithshëm në Manastir Nikollaj Dimitrov, diplomatëve..

botuar më 25-02-20 9.44.PD