Organizata ekologjike WWF startoi një fushatë dhuruese për mbrojtjen e arinjve në Bullgari. Me paratë e mbledhura do të formohet një Repart Shpëtues i Arinjve për raste emergjente. Shkaku është se çdo vit afro 100 arinj bëhen viktimë e gjuetarëve pa leje, ku për 10 vjetët e fundit numri i arinjve bojë kaf tek ne është përgjysmuar. Prania e lehtë deri tek ushqimi përmes koshave të plehrave në vendet e populluara malore shton potencialin për konflikt midis njeriut dhe arinjve. “Zgjidhja është të minimizojmë mundësinë e arinjve të kenë prani të lehtë deri tek ushqimi i ofruar nga njeriu - koshat e plehrave në qendrat turistike, rreth shtëpive për pushim, rreth ski-pistave, sepse shumë shpesh, më tutje po këta arinj fillojnë të hyjnë dhe nëpër fshatra dhe qytete dhe të bëjnë dëme” - sqarojnë ekspertët.
Dëshira e ekologëve nga WWF dhe nga Shoqata për Natyrën e Egër “Ballkanet” është që pas studimit të thelluar të kërcënimeve, përpara të cilëve është drejtuar lloji, të krijojnë kushte për stabilizimin e popullimit të arinjve tek ne. Reparti Shpëtues i Arinjve do të lëvizë arinjtë, të cilët kanë hyrë në vendet e populluara dhe do të shpëtojë ekzemplarët e dëmtuar.
“Qëllimi është që të kemi gatishmëri për reagim të ngutshëm, kurse pas kësaj dhe të ndihmojmë bashkëjetesën midis njerëzve dhe arinjve, që në Evropën Jugore, kurse pjesërisht dhe në tokat tona, është të paktën prej 6-7 mijë vjetve, qëkurse ka blegtori”, sqaroi Kostadin Vëllçev, ekspert në zyrën bullgare të Fondit Botëror për Natyrën e Egër.
Me një shëtitje pranverore deri te shtëpia e pushimit “Bozhur”, dhjetëra entuziastë dhe dashamirës të natyrës do të nisin edicionin e 44-t të fushatës “Lëviz dhe fito” . Shëtitja e parë do të zhvillohet më 3 maj me pikë grumbullimi – Ura e Peshkopit..
“Nëse ka besim të fortë dhe lutje, shenjti do të të ndihmojë dhe do ta çojë lutjen tënde te Zoti”, është i bindur at Georgi Markov nga kisha në fshatin Gorni Llozen të Sofjes, dhe shton se shumë herë ka parë mrekullitë që Shën Gjergji bën edhe sot...
Më 2 maj në Pliska, kryetarja e Kuvendit Popullor Natalija Kisellova do të asistojë në kremtimin e 1160 vjetorit të pagëzimit të popullit bullgar dhe 1170 vjetorit të krijimit të alfabetit bullgar . Kjo u njoftua nga qendra e shtypit e..
Me një koncert të madh, nxënësit e Shkollës Bullgare të së Dielës “Pejo Javorov” në Bruksel do të shënojnë fundin e vitit shkollor dhe festën më..