Policët dalin në protestë në Sofje në ditën e festës së tyre profesionale – 8 nëntorit – Ditës së Kryeengjëllit Mihaill.
Ata insistojnë për rritjen me 30 për qind të pagave në sistemin e Ministrisë së Punëve të Brendshme. Pakënaqësia e policëve lindi pasi Këshilli i Ministrave vendosi për rritjen e pagave në 28 administrata në vend me 30 për qind. Në të njëjtën kohë për policët parashihet rritje me 15 për qind.
Sot më herët policët u përshëndetën nga kryeministri Bojko Borisov. Në profilin e tij në Facebook ai shkroi: “Dua t’i falënderoj se edhe gjatë këtyre muajve të rënda bashkë me mjekët janë mbështetja jonë e fuqishme. Ata si mjekët gjithnjë ishin në vijën e parë të luftimit të virusit, ku rreziku është më i madh”.
Të premten deri në mesditë do të mbajë mot kryesisht me diell. Do të fryjë erë e lehtë dhe mesatare nga perëndimi. Temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 6° deri në minus 1°, në disa lugina deri në minus 10° dhe maksimalet nga 2° deri në 7°...
Presidenti Rumen Radev u takua me ambasadorin e shtetit të Palestinës në Bullgari, Nasri Halil Salim Abu Xhejsh. Radev përshëndeti marrëveshjen e arritur për armëpushim në Gazë dhe lirimin e pengjeve. Ai shprehu shpresën se kjo do të çonte në krijimin e..
Para Këshillit të Ministrave në kryeqytet është zhvilluar sot një protestë me moton “Të rifitojmë aksesin në Vitosha”. Dashamirët e malit u shprehën të pakënaqur për faktin se teleferikët në Vitosha, rrëzë së cilës ndodhet Sofja, nuk funksionojnë më...
Nuk do të ketë përfaqësues të institucionit presidencial bullgar, por bisedimet në nivelin më të lartë politik do të vazhdojnë. Kështu u ka shpjeguar..
Bullgaria do të vazhdojë të ndihmojë Ukrainën në përputhje me vendimin e parlamentit, tha për bTV ministri i mbrojtjes Atanas Zaprjanov. “Ne do të vazhdojmë..
Pranimi i plotë i Bullgarisë dhe Rumanisë në Shengen është një nga ngjarjet më të rëndësishme për rajonin, tha zëvendëskryeministri dhe ministri i..