Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Thirrje ndaj Shkupit për të respektuar Marrëveshjen e Fqinjësisë

Ekaterina Zaharieva
Foto: BNT

Thirrja ime për Republikën e Maqedonisë së Veriut është të mos ketë shpresë që dikush të bëjë presion mbi Bullgari për të pranuar mospërmbushjen e Marrëveshjes së Miqësisë dhe Fqinjësisë së Mirë. Këtë e tha para BNT Ministrja e Jashtme Ekaterina Zaharieva. Kryeministri maqedonas Zoran Zaev dhe ministri i jashtëm Bujar Osmani mbërrijnë në Sofje më 10 nëntor. Zaharieva propozon që të mblidhet Komisioni Ndërqeveritar për Pajtueshmërinë me Marrëveshjen, i cili nuk është takuar për një vit e gjysmë.

Ne kemi vërejtje jo vetëm për historinë, por edhe për avancimin e projekteve infrastrukturore dhe të Korridorit № 8. Ne shohim gjendjen e rrugëve midis dy vendeve. Ne presim për më shumë se një vit e gjysmë programin për bashkëpunim në fushën e kulturës dhe arsimit, kujton Zaharieva




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Temenuzhka Petkova

Bullgaria do të kërkojë një raport konvergjence për zonën e euros kur të përmbushë kriteret

Bullgaria nuk do të paraqesë një kërkesë për një raport të jashtëzakonshëm konvergjence për momentin - një hap kyç për hyrjen në eurozonë. Këtë e bëri të ditur ministrja e financave Temenuzhka Petkova nga foltorja e Kuvendit. Ajo shpjegoi se në takimet e..

botuar më 25-01-31 3.37.MD
Monumenti i Aljoshës në qytetin Ruse

PP-DB kërkoi heqjen e monumenteve të regjimit komunist

Në prag të 1 shkurtit - Ditës së Nderimit të Viktimave të Regjimit Komunist në Bullgari, “Po e vazhdojmë ndryshimin – Bullgaria Demokratike (PP-DB) njoftoi se po parashtrojnë një projektligj që parashikon heqjen e monumenteve që simbolizojnë regjimin..

botuar më 25-01-31 2.17.MD

Parlamenti vendosi që vetëm Kisha Ortodokse Bullgare është një fe “ortodokse”

Kisha Ortodokse Bullgare është e vetmja përfaqësuese e Ortodoksisë tradicionale Lindore për vendin. Këtë e vendosën deputetët me ndryshimet përfundimtare në Ligjin për Fetë. Amendamenti që vetëm Kisha Ortodokse Bullgare mund të shfrytëzojë termin..

botuar më 25-01-31 12.55.MD