Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Presidenti: “Në rrugën drejt Evropës humbëm resurset tona njerëzore”

Rumen Radev
Foto: EPA/BGNES

Para 31 vitesh më 10 nëntor filloi tranzicioni i bullgarisë drejt demokracisë. Shpresat për një shoqëri të drejtë të qytetarëve të lirë dhe iniciativë të lirë, për një Bullgari sociale, nuk u materializuan, shkroi Presidenti Rumen Radev në Facebook.

Ne bëmë një rrugë të gjatë, e cila na çoi në një Evropë të bashkuar, por ne humbëm një pjesë të madhe të resurseve tona njerëzore. Tre dekada pas tranzicionit, korrupsioni ka zëvendësuar ideologjinë. Ligji po largohet gjithnjë e më shumë nga morali. Hendeku midis të pasurve dhe të varfërve po zgjerohet.

Ne përsëri përballemi me tre detyrat historike të vitit 1989 - sundimi i ligjit, liria e fjalës dhe zgjedhjet e ndershme. Është koha që bullgarët e zellshëm dhe të talentuar të marrin hapësirë, shton Radev




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Me pishtarë dhe kurora me barishte, në Dellçevo festojnë Ditën e Enjos

Fshati Dellçevo, komuna e qytetit Goce Dellçev, po rivendos traditën e festimit të Ditës së Enjos (Enjovden) me një program dyditor më 21 dhe 22 qershor, njoftoi komuna e qytetit Goce Dellçev. Ngjarjet do të nisin më 21 qershor me një procesion nga..

botuar më 25-06-21 5.20.PD

Parashikimi i motit për fundjavën

Të shtunën , temperaturat minimale do të jenë nga 11 deri në 18°. Në Sofje, do të jetë 11°. Gjatë ditës do të mbizotërojë mot me diell. Para mesditës, do të ketë vranësira më të konsiderueshme mbi Bullgarinë Qendrore Veriore dhe Srednogorie,..

botuar më 25-06-20 7.40.MD

Anëtarësimi i Bullgarisë në eurozonë mori dritën jeshile nga ECOFIN

Ministrat e ekonomisë dhe financave të vendeve anëtare të BE mbështetën unanimisht rekomandimin e hartuar dje nga Eurogrupi që Bullgaria të anëtarësohet në eurozonë më 1 janar 2026, njoftoi ministri i financave i Polonisë, Anxhej Domanski, sipas..

botuar më 25-06-20 5.41.MD