Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

33 mënyra ta duam Bullgarinë

Foto: colibri.bg

“Si ta duam atdheun?” Përgjigjen e kësaj pyetjeje e kërkon udhërrëfyesi i ri letrar “Bullgaria për të përparuarit”, në të cilin Svetllozar Zhelev mbledh tregimet e 33 vetave, të cilët e kanë lidhur veten e vet me vendin tonë nëpërmjet gjuhës, farefisnisë ose thirrjeve të zemrës.  

Pavarësisht dhe me fate shumë të ndryshme, çdo një nga autorët mban në shpirtin e vet Bullgarinë , pohon mbledhësi i historive të tyre. Prandaj u jep fjalën me idenë të tregojë se mënyrat që ta duash Bullgarinë  janë po kaq sa dhe njerëzit, të cilët janë afruar me të përmes fjalës, përjetimeve dhe emocioneve.

Mes faqeve të përmbledhjes mund të takojmë emra të klasikëve si Atanas Dallçev dhe Nikollaj Liliev, Kirill Hristov dhe Rajko Aleksiev, në tekstet e të cilëve zbulojmë mentalitetin bullgar dhe kthesat e shtrembërimet, të cilat akoma i kemi të vështira për t’i drejtuar. Nga ana tjetër qëndrojnë bullgarët, të cilët janë larguar nga vendi, përkthyesit, të cilët u japin një jetë të re librave bullgarë nëpër botë, të huajt të cilët kanë gjetur dashurinë në fytyrën e bullgarëve. Dhe pavarësisht se të gjithë japin një vështrim anash, historitë e tyre sikurse kthehen në një xham zmadhues, në të cilin të shikojmë veten.

“Ky është libri, në të cilin nuk kërkohet kufizimi, ndarja nga njëri tjetri - siç veprojnë njerëzit , të cilët predikojnë nacionalizëm dhe të cilët  e përdorin patriotizmin si një levë për manipulim - thotë Svetllozar Zhelev.


Ky është një libër, i cili nuk na thotë sesi ta duam Bullgarinë, sepse Bullgaria është kudo dhe jeton tek çdo një prej nesh. Por, ai është dhe një mesazh, se kuptimi i vetëm është të jetojmë këtu dhe tani dhe të bëjmë gjithçka të mundur që e ardhmja të jetë më e mirë.

Pas viteve të shtegtimeve nëpër botë Kamelia Kuçer tregon për rrugën e gjatë drejt vatrës shtëpiake dhe drejton pyetjen nëse atdheu mund të jetë shtëpi:


“Më qe shumë interesante që të shikoj përmes syve të qenies sime trembëdhjetëvjeçare  dhe të mund të kujtohem se çfarë është të jesh një fëmijë e çoroditur mes dy botëve krejtësisht të ndryshme - tregon shkrimtarja. - Sepse unë erdha në Zvicër nga Bullgaria në vitet 90 dhe u rrita mes humnerave që krijuan tek unë dallimet e shumta e të tepërta. Gjithmonë me hidhërim i përjetoja këto humnera, por duke u kthyer drejt rrugës sime, i dhashë llogari vetes se pikërisht ato më kanë mësuar në jashtëzakonisht shumë gjëra. Dhe mësimi më i vlefshëm të cilin e mora në vend tjetër, është se kam zgjedhjen të japë më të mirën nga vetja ime. Në sajë të këtij mësimi, sot mund të kapërcej kufirin midis botëve të veçanta dhe të shikoj se edhe në Bullgari ka dritë”.

Georgi Gospodinov u përfshi në udhërrëfyesin letrar me një pjesë nga romani i tij “Streha e kohës”, i cili ve pyetjen për (mos) pranimin e asaj, e cila na rrethon.


“Marrëdhëniet e mia me Bullgarinë janë të tensionuara dhe të trishtueshme - të tensionuara, kur nuk jam këtu dhe të trishtueshme, kur jam këtu - thotë shkrimtari “Romani natyror” i të cilit është libri më i përkthyer bullgar pas vitit 1989. Më kujtohet sesi njëherë, duke udhëtuar  nga aeroporti në Reikjavik dhe duke parë peizazhin hënor përfytyrova se pas meje qëndrojnë babai im, gjyshi dhe gjyshja e cila pëlqente shumë që të udhëtojë, por kështu dhe nuk u largua nga fshati i saj i lindjes dhe thërriste çdo lloje njerëzish t’i tregojnë për botën. Dhe atëherë e dëgjova gjyshin tim të thotë - Këtu nuk mund të mbjellësh asgjë! Pikërisht kjo është dëshira e veçantë bullgare të udhëtosh dhe në të njëjtën kohë të paraqesësh një refleks mbrojtës - këtu, është më mirë. Ne mbajmë në vetvete këto kontradikta dhe duhet t’i japim llogari vetes, se kur bëjmë debat me atdheun tonë, në fakt nxjerrim qëndrime të grumbulluara me breza të tërë mbrapa. Prandaj dhe përmes teksteve në këtë libër autori bën provë të na kthejë në atdhe dhe të pajtohemi me të”.

Premiera e librit në video:

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: colibri.bg, arkiv dhe BGNES



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Galeria

Në Romë nderojnë njëqindvjetorin e studiuesit italian, Prof. Riccardo Picchio, specialist në fushën e studimeve të bullgarishtes

Prof. Riccardo Picchio (1923 – 2011) është pak i njohur për publikun e gjerë, por ai është një nga studiuesit më të mëdhenj italianë që përktheu autorë klasikë bullgarë në Itali, thotë Veneta Nenkova, themeluese e shkollës bullgare në Romë “Asen dhe..

botuar më 24-06-20 7.30.PD
Marius Donkin

Aktori dhe regjisori bullgar Marius Donkin u nderua në një festival teatror në Prishtinë

Monospektakli "Zoti Ibrahim dhe lulet e Kuranit" i Marius Donkin bazuar në veprën me të njëjtin emër të Eric-Emmanuel Schmitt fitoi çmimin e madh në edicionin e sivjetmë të Festivalit Ndërkombëtar "MonoAkt" në Kosovë, njoftoi "Koha Ditore". Monodrama e..

botuar më 24-06-17 12.34.MD

Muzeu Arkeologjik Kombëtar merr pjesë në Ditët Evropiane të Arkeologjisë - shikoni se si

Një këndvështrim tjetër mbi shkencën e Arkeologjisë - si bazë për komunikim, ndarje publike të trashëgimisë evropiane dhe akses më të lehtë në të - jep iniciativa Ditët Evropiane të Arkeologjisë 2024, e cila zhvillohet në një sërë vendesh të kontinentit...

botuar më 24-06-15 8.30.PD