Qeveria në Athinë njoftoi masa të reja anti-epidemike për Greqinë e Veriut. Nga ora 06:00 e datës 20 nëntor, përveç testit të detyrueshëm PCR, të bërë 72 orë para hyrjes në vend dhe një kod QR, për ata që hyjnë në vend në kufi do të bëhet një test i shpejtë. Nëse testi është negativ, ata do të jenë në gjendje të vazhdojnë udhëtimin, por nëse testi është pozitiv, ata do të kthehen, njoftoi gazeta “Trud”.
Pika kufitare Kulata - Promahon mbetet e hapur për të gjitha automjetet gjatë ditës, vetëm për kamionët do të funksionojë pika e kontrollit Makaza-Nimfea, transmetoi Agjencia BGNES.
Qëndrimi i qeverisë është konstant. Kisha Ortodokse Bullgare është një dhe e pandashme, uniteti i saj është i një rëndësie të veçantë për shoqërinë. Duke marrë parasysh parimet e sundimit të ligjit dhe ndarjen e pushteteve, zgjidhja e çështjes me dy..
Organizata turistike "Caribrod" njofton bashkëqytetarët, vizitorët dhe turistët në territorin e komunës së Caribrodit se nisi nga puna aplikacioni i ri - "Go Dimitrovgrad". Këtë e bën të ditur portali multimedial në gjuhën bullgare dhe serbe FAR,..
Me kërkesë të ushtruesit të detyrës së prokurorit të përgjithshëm Borisllav Sarafov, Kolegji i Prokurorëve i Këshillit të Lartë Gjyqësor në mënyrë unanime zgjodhi Vanja Stefanovën zëvendës-kryeprokurore. Kështu, zëvendësit e Sarafovit bëhen dy. Në..
GERB-SDS, "Bullgaria Demokratike" (DB), Partia Socialiste Bullgare (BSP) dhe "Ka një popull të tillë" (ITN) po rifillojnë negociatat intensive për formimin e..
Metapneumovirusi nuk është i ri dhe nuk shkakton sëmundje të rënda. Tashmë ka një ulje të sëmundshmërisë në Kinë dhe nuk ka vdekje, tha për bTV,..
Është nënshkruar një protokoll për bashkëpunim dhe shkëmbim ndërmjet Ministrive të Arsimit dhe Shkencës në Bullgari dhe Ukrainë për 4 vite akademike deri në..