Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Prioriteti i “Bullgarisë së lidhur” janë transporti hekurudhor dhe dixhitalizimi

Foto: BGNES

Modernizimi i transportit hekurudhor dhe ndërtimi i infrastrukturës dixhitale janë ndër qëllimet kryesore të shtyllës së tretë të Planit për rimëkëmbje dhe qëndrueshmëri  pas krizës Covid, transmetoi BTA. Gjatë debateve online për mekanizmin “Bullgaria e lidhur” për rritjen e konkurrencës dhe zhvillimin e rajoneve të vendit Ministri i Transportit Rosen Zheljazkov tha, se mjetet e planifikuara për këto veprimtari janë mbi 1,4 mlrd euro nga Fondi Evropian për Rimëkëmbje.

Projektet në Planin Kombëtar për rimëkëmbje dhe qëndrueshmëri duhet të zbatohen shpejtë - deri në vitin 2026 dhe 2/3 e parave duhet të kontraktohen  gjatë 2 vjetëve të para, tha gjatë debateve Zëvendëskryeministri Tomisllav Donçev. 




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Më shumë se 170 njolla nafte në ujërat bullgare të Detit të Zi

Më shumë se 170 njolla të shkaktuara nga hedhje nafte dhe karburantesh anijesh u identifikuan gjatë vitit të fundit në akuatorin e Bullgarisë në Detin e Zi, sipas të dhënave të organizatave joqeveritare "Greenpeace – Bullgaria" dhe SkyTruth...

botuar më 25-08-20 10.23.PD

Rosen Zheljazkov: Bullgaria, së bashku me partnerët e saj, është e gatshme të kontribuojë për një paqe të drejtë në Ukrainë

Garancitë e sigurisë për Ukrainën duhet të përfshijnë mbështetje të qëndrueshme si nga partnerët evropianë, ashtu edhe nga ata euroatlantikë. Këtë e deklaroi kryeministri Rosen Zheljazkov gjatë një takimi video-konferencë me krerët e shteteve dhe..

botuar më 25-08-20 9.48.PD

Parashikimi I motit për 20 gushtin 2025

Të mërkurën moti do të jetë kryesisht me diell, me shtim të përkohshëm të vranësirave. Vetëm në disa zona të veçuara, kryesisht në rajonet malore dhe lindore, priten reshje të shkurtra. Temperaturat maksimale do të lëvizin ndërmjet 26° dhe 31°,..

botuar më 25-08-19 7.35.MD