Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Investimet e huaja në Bullgari – mundësi në kohën e pandemisë

Foto: arkiv

Një muaj përpara fundit të vitit 2020 qetësisht mund të themi  se ajo u kthye në një lloji pellgu ujëmbledhës midis botës deri në Covid-19 dhe kësaj që këtu e tutje.

Transformimi i industrive të tëra nëpër botë tashmë është duke u zhvilluar dhe kjo padyshim që do të ushtrojë një ndikim më të ndjeshëm mbi atë që ndodh tek ne dhe mbi ekonominë bullgare. Siç dihet një stimul më të madh për zhvillimin janë investimet e brendshme dhe të huaja, përpara të cilave, pavarësisht nga ngecja e çastit, ka një perspektivë serioze për zhvillim. Më e ndjeshme është ajo në industritë me vlerë të shtuar të lartë të shtuar.

“Kohërat janë të pasigurta, por sa u përket teknologjive të larta, tek to pandemia krijoi mundësi më të shumta - deklaroi në një intervistë për Radio Bullgarinë Ivan Mihajllov, anëtar i Dhomës Amerikane të Tregtisë në Bullgari. Si tërësi, IT sektori nuk është dhe kaq i prekur, madje përkundrazi - jemi dëshmitarë të një efekti të kundërt. Pjesa më e madhe e firmave në të, industria e automobilave dhe industri të tjera me vlerë të lartë të shtuar, planifikojnë zgjerime të prodhimeve të veta dhe ofrim të veprimtarive të ndryshme suplementare. Kompanitë mëmë duan të zgjerojnë aktivitetet e tyre në Bullgari, sepse mjedisi supozon një fleksibilitet më të madh.  Tregu i punës aktualisht është më i zmadhuar, në ndryshim nga viti 2019, kur kishim një farë vështirësish. Flisnim për një investim të kuadrove, për një mbinxehje të ekonomisë, kurse tani ka një efekt të ftohjes dhe të normalizimit, pa çuar kjo deri në një ngushtim në segmentin e bizneseve me vlerë të lartë të shtuar. Perspektivat gjatë vitit 2021 tregojnë një tendencë të frenimit në disa biznese dhe të zhvillimit të të tjerave.”

Pavarësisht se akoma nuk e llogarit si tendencë, Mihajllov llogarit se, po vihet re një rritje të bullgarëve , të cilët kanë zgjedhur të kthehen tek ne për të vazhduar të punojnë që këtu.

“Ka një sërë shkaqesh për këtë , të ndikuar dhe nga situata pandemike në botë, si dhe online mjedisi, i cili lejon punë që kudo. Aksesi i stafit tani është më fleksibël, meqenëse dhe vet kompanitë  fituan qëndrim që punonjësit e tyre mund të punojnë nga vende të ndryshme, gjë që  është pozitive ".

Emigrimi i mbi 2 milionë bullgarëve nga atdheu e drejtoi vendin përpara një mangësie të ndjeshme të kuadrove të kualifikuar, kompensimi i të cilëve kërkon një kohë të gjatë dhe madje kërcënon mbijetesën e disa profesioneve. Pandemia përkohësisht shtyu domosdoshmërinë e importit të krahut të punës nga jashtë, por pas fundit të saj, kjo përsëri do të jetë në rend të ditës, prandaj dhe kërkimi i një zgjidhjeje afatgjate duhet të vazhdojë. Tani për tani, tregu i kuadrove mbetet dinamik, thotë analisti.

Sipas fjalëve të tij, një nga iniciativat, e cila mundet të ndihmojë për evitimin e vështirësive në sigurimin e furnizimeve  dhe të tregut të punës është për të ashtuquajturin nearshoring. Ky është një projekt, i cili bashkon 14 dhoma bilaterale në Bullgari, të cilat bashkëpunojnë me Ministrinë e Ekonomisë dhe me Agjencinë Bullgare të Investimeve. Qëllimi është pozicionimi i mirë i vendit tonë në procesin botëror mbi kthimin e prodhimeve tek ne dhe në shtetet nga Evropa Qendrore dhe Juglindore.

Puna e tyre është e përqendruar në dy drejtime ”Makatronikë” dhe “Industri Kimike”.  

Krahas me industrinë e automobilave dhe IT industrinë, Bullgaria duhet të thellojë zhvillimin e vet në sfera si bioteknologjitë dhe industria farmaceutike, ku ka një potencial serioz për investime të suksesshme.  Gjatë periudhës së ardhshme programore të kuadrit shumëvjeçar financiar /2021-2027/, Bashkimi Evropian ndan mjete për fonde të caktuara për investime pikërisht në këto sfera. Prandaj është me rëndësi që vendi ynë të mos e lëshojë këtë shans, por ta shfrytëzojë maksimalisht.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Një kompani bullgare për prodhimin e bareve me proteina po zgjeron veprimtarinë e saj

Kompania bullgare për bare proteinash “Healthy Bars” ka në plan të ndërtojë një fabrikë të re në zonën e kryeqytetit “Vrëbnica”. Për këtë synim tashmë është njoftuar edhe inspektimi rajonal i mjedisit dhe ujërave, ndërsa kompania ka bërë të ditur..

botuar më 24-09-14 9.15.PD
Ambasadorja e jashtëzakonshme dhe fuqiplotë e Republikës Popullore të Kinës në Bullgari, Shkëlqesia e Saj Dai Cinli

Shkëlqesia e Saj Daj Cinli: Bullgaria dhe Kina kanë bashkëpunim praktik të cilin shpresojmë ta thellojmë

Bullgaria dhe Kina vendosën marrëdhënie diplomatike me njëra-tjetrën 75 vjet më parë - në vitin 1949. Një vit më vonë, Republika Popullore e Kinës dhe Republika Popullore e Kinës shkëmbyen ambasadorë dhe marrëdhëniet dypalëshe u zhvilluan në një..

botuar më 24-09-12 12.58.MD

Banka Kombëtare Bullgare shtrëngon kriteret për dhënien e kredive për banesa

Nga 1 tetori, Banka Kombëtare Bullgare (BNB) shtrëngon kriteret për bankat për dhënien e kredive për banesa. Vendimi i Bankës Qendrore vjen pas një analize që tregon rritje të ndjeshme të kredive në segment dhe përshpejtimin e saj në tremujorin e dytë..

botuar më 24-09-11 6.02.MD