Plani për rimëkëmbje dhe zhvillim që u parashtrua në fund të muajit të kaluar nga Zëvendëskryeministri Tomisllav Donçev, shtroi në rendin e ditës shumë pyetje lidhur me zhvillimin e aspekteve të ndryshme të ekonomisë bullgare gjatë viteve të ardhshme. Në kuadrin e debateve të ndryshme përfaqësues të organizatave të ndryshme joqeveritare parashtruan idetë e tyre në lidhje me perspektivat e zhvillimit dhe bënë propozime se si vendi të përfitojë maksimalisht nga mjetet e buxhetit të përbashkët të BE për përballimin e krizës në vlerë 750 mlrd euro.
“Për fat të keq, projektplani i qeverisë ka nevojë për rishikim që të mund të përmbushë qëllimet e veta – mendon biznesmenja Sasha Bezuhanova. – Ne tashmë propozuam një sistem masash, me të cilat të presim jo vetëm sfidat e krizës Kovid, por edhe të sigurojmë një transformim të ekonomisë sonë në drejtim të politikave të gjelbra, me efikasitet të energjisë dhe të orientuar ndaj jetës midis botës virtuale dhe reale.”
Sipas saj, tranzicioni nga ekonomia industriale tek tipi i ri, i bazuar në automatizimin dhe dijet, tashmë është në ecuri. Prandaj investimet nuk duhet të jenë vetëm për ndërtimin e zonave industriale. Kjo e dënon shtetin të mbetet në nivelin më të ulët të procesit të prodhimit, i cili gjithnjë e më shumë po dixhitalizohet dhe intelekti artificial luan rol gjithnjë më të madh në të.
Transformimi i ekonomisë duhet të jetë tek ajo me vlerë më të madhe të shtuar, që nuk është një detyrë e lehtë – është kategorik Momçill Vasilev, Drejtor ekzekutiv i një kompanie, pjesë e rrjetit global në mbështetje të ndërmarrjeve të reja.
Momçill Vasilevi mendon, se roli i shtetit në këtë proces duhet të kufizohet vetëm në krijimin e një mjedisi të favorshëm për realizimin e qëllimeve të përcaktuara nga sektori privat. Nëse roli i tij ishte më aktiv, pjesa e madhe e mjeteve të ndara për infrastrukturë, mund të riorientohen drejtimeve të tjera me perspektivë. E tillë mund të jetë sigurimi i një ekonomie më të gjelbër dhe më miqësore me mjedisin.
“Bullgaria ka një ekonomi jo efektive sa u përket resurseve që përdor – përgjithëson gjendjen aktuale Momçill Vasilev. – Kështu që kur flasim për mbrojtjen e mjedisit duhet të shohim modele biznesi me efikasitet dhe vlerë të shtuar më të madhe. Kjo do të na siguronte tranzicionin e vonuar tek ne drejt dixhitalizimit dhe llojit të ri të ekonomisë. Nga ana tjetër, ne nuk mund t’i lejomë vetës të jemi “uzina e Evropës”, sepse nuk kemi as potencialin demografik të bëjmë këtë, as të gjejmë zgjidhje të problemeve të lidhura me mirëqenien e njerëzve dhe gjendjen e mjedisit në Bullgari”.
Resursi që vendi ynë do të marrë si pjesë e Planit për rimëkëmbje dhe zhvillim, duhet të drejtohet në produktet përfundimtare, të përshtatshme për eksport, që mbajnë shenjet e pronësisë intelektuale në ekonomi. Në këtë drejtim kompanitë bullgare mund të përqendrohen në përpunimin e produkteve që do të ndihmojnë për zgjidhjen e problemit serioz, lidhur me përdorimin e një produkti për një kohë tepër të madhe. Sipas themeluesit të Rrjetit Evropian për inkubatorë politike Teodor Kallpakçiev një zgjidhje e mundshme janë produktet inovative të bëra nga plastika e biodegradueshme.
Sa u përket mjeteve që Bullgaria do të marrë për politika në fushën e klimës dhe energjetikën, ato janë një shans i madh për zhvillimin e ekonomisë dhe shoqërisë bullgare. Në fund të fundit, kjo duhet të çojë në modernizim të shpejtuar, tranzicion të drejtë dhe mundësi që qytetarët të shkëputen nga një numër monopolesh energjetike – është i mendimit Georgi Stefanov, ekspert në një organizatë për mbrojtjen e natyrës.
Përgatiti në shqip: Sofia Popova
Foto: nextgeneration.bg, endeavor.bg, BGNES
Tregu i pasurive të paluajtshme në Bullgari “ngriu” në nivelet e vitit të kaluar. Sipas të dhënave të Shoqatës Kombëtare të Pasurive të Paluajtshme, të cituara nga BTA, përjashtim bëjnë qytetet e mëdha, ku ka një rritje të numrit të transaksioneve...
1454 leva (738 euro) në muaj i nevojiten një personi që punon për të mbajtur veten dhe për të jetuar sipas standardeve bullgare. Për një familje prej tre anëtarësh me dy të rritur dhe një fëmijë, shuma është 2616 leva (1329 euro), sipas Institutit për..
Pas zgjedhjeve të 27 tetorit, deri në fund të muajit, qeveria e përkohshme duhet të paraqesë në Kuvend Projektbuxhetin për vitin 2025. Sipas disa analistëve ekonomikë në vendin tonë, gjendja e planit buxhetor të shtetit për vitin 2024 ka qenë më e keqja..