Në PKK “Kullata – Promahon” ka radha të gjata prej kamionësh dhe maunash për shkak të testimit në masë për Covid-19 të shoferëve nga ana greke, transmetoi një korrespondent i BNR-së.
Ndërkaq, autoritetet greke kanë ndërprerë përkohshëm testimin e shoferëve të kamionëve dhe maunave për Covid-19, të cilët po hyjnë në Greqi, bëri të ditur “Policia Kufitare” e Bullgarisë.
Zëvendëskryetari i Bashkimit të Punonjësve Bullgarë në Transport Veselin Dangov prognozoi bllokim të plotë të këmbimit. “Testimi i të gjithë shoferëve dhe koha nga 30 deri në 50 minuta për një automjet nuk është adekuate”, tha Dangov.
Transportuesit ngulin këmbë për respektimin e vendimin evropian për sigurimin e korridoreve të gjelbra. Tani për tani nuk ka ndryshim në pikëkalimin tjetër “Ilinden-Eksohi”. “Është intensiv trafiku tek dalja për kamionë dhe mauna në kufirin me Rumaninë, PKK “Vidin”, si dhe në kufirin me Turqinë, PKK “Lesovo”, transmetoi “Policia Kufitare”.
“Dialogu midis punëdhënësve dhe sindikatave është rivendosur. Takimet do të fillojnë nesër, më 28 nëntor, në Ministrinë e Financave, ku do të sqarohen të gjitha detajet. Shteti qëndron pas çdo qytetari bullgar.” Kjo u shkrua nga kreu i GERB-it, Bojko..
Asambleja Kombëtare ka futur një detyrim të ri për ndërmarrjet shtetërore për të zbatuar sisteme të menaxhimit të rrezikut të korrupsionit, duke përfshirë emërimin e një nëpunësi të integritetit. Masa u rekomandua nga Organizata për Bashkëpunim..
Kreu i GERB-it, Bojko Borisov, tha se nuk i pëlqen buxheti i vitit 2026 dhe se ai do të ngrihet. Duke folur për mediat në parlament, Borisov tha se "Këshilli për Menaxhim të Përbashkët" i formacioneve qeveritare, kryeministri dhe ministri i financave..