Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Buxheti 2021: një buxhet social, parazgjedhor, anti-krizë ose jo real

Për tre ditë Parlamenti miratoi tre buxhete

Ministri i financave Kirill Ananiev
Foto: arkiv

Kuvendi Popullor miratoi dje përfundimisht buxhetin e vendit për vitin 2021. Në fakt buxhetet e miratuara nga deputetët janë tre - të Sigurimit  shoqëror shtetëror, të Fondit Kombëtar të Sigurimeve Shëndetësore dhe të shtetit. Votimi u zhvillua vetëm një ditë përpara hyrjes në fuqi  të masave tre javore më serioze kundra epidemiologjike dhe zgjatjes së situatës së jashtëzakonshme epidemike në vend deri më 31 janar 2020.

Akoma pas miratimit të llogarive të konsoliduara financiare të vendit për vitin e ardhshëm nga qeveria në fund të muajit tetor, parametrat e tyre shkaktuan komente shumë kontradiktore. Në përgjithësi kritika është lidhur me akuza se ky buxhet nuk është real, se parashikon  tepër shumë shpenzime publike, ku nuk është shumë e qartë nëse do të mblidhen të ardhurat e pritura. Forca kryesore opozitare - Partia Socialiste Bullgare, madje e përcaktoi si “joadekuat”.

Në Buxhetin 2021 janë regjistruar të ardhura prej 47.6 miliardë leva/24.3 miliardë euro/, ku shpenzimet i tejkalojnë me pothuajse 5 miliardë leva /2.56 miliardë euro/, duke arritur 52.5 miliardë leva /26.8 miliardë euro/. Për këtë shkak është shënuar se do të ketë një deficit buxhetor prej pothuajse 5 miliardë leva /2.56 miliardë euro/, që përbën 3.9% nga Produkti i Brendshëm Bruto i pritur. Që të mund të mbulojë shpenzimet, shteti do të mund të marrë një borxh të ri shtetëror në përmasë deri më 4.5 miliardë leva/ 2.3 miliardë euro/. Bullgaria do të mbetet një nga shtetet me më pak borxhe në Bashkimin Evropian dhe shumë më poshtë se 60% të lejuarat nga Produkti i Brendshëm Bruto.

Buxheti i ri kombëtar përcaktohet nga disa vëzhgues dhe për më tepër nga autorët e tij si social dhe anti-krizë, i drejtuar ndaj një ndihme më të madhe si të firmave, ashtu dhe të qytetarëve të prekur nga kovidkriza. Në shumë sektorë do të ketë një rritje të të ardhurave me shpresën se do të stimulohet kërkimi, kurse që aty dhe e gjithë ekonomia - në administratën publike, në shëndetësi, tek forcat e sigurisë, në arsim e të tjera. Përfitimet e fëmijëve për familjet me të ardhura të ulëta gjithashtu do të rriten, parashikohen dhe lehtësime  taksash për të gjitha familjet me fëmijë, si dhe rritje të pensioneve të njerëzve të moshuar me 5%. Rroga minimale ngrihet nga 610 në 650 leva /332 euro/, shtohet dhe pensioni minimal deri më 300 leva /153 euro/. Në sfondin e të ardhurave në vendet e zhvilluara evropiane, këto janë para modeste, por për Bullgarinë e vogël dhe për bullgarët, këto janë lajme gjithsesi të mira. Aq më tepër se mot do të ketë zgjedhje parlamentare dhe forcat politike, në vend të parë drejtuesit në këtë moment, kanë pikësynimin për të fituar përsëri.  

Hartuesit e buxhetit kanë marrë parasysh kovid krizën ekonomike gati globale dhe i kanë bërë llogaritjet e veta në bazën të një rritjeje të pritur të Produktit të Brendshëm Bruto prej 2.5% dhe të një rritjeje të prognozuar globale prej mbi 4%. Në prag të masave të radhës kundra kovidit dhe të pasojave të pashmangshme ekonomike, rritja e pritur  nuk duket shumë e sigurt. Sepse me siguri mbyllja e pjesshme /i ashtuquajturi lockdown/ e futur të premten në mbrëmje dhe mbyllja ose kufizimi i shumë bizneseve do të kenë një ndikim  negativ shtesë mbi ekonominë, gjë e cila  mbase nuk do të mund të evitohet kaq shpejt gjatë vitit të ardhshëm në sfondin  e uljes së pritur gjatë këtij viti prej të paktën 7%. “Do të dalë se relativisht shpejt pas zgjedhjeve gjatë vitit të ardhshëm do të duhet të aktualizohet buxheti dhe të shkurtohen shpenzimet”, prognozon ekonomisti nga Instituti për Ekonomi të Tregut docenti Krasen Stançev, i cituar nga sajti “Dnevnik”.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Bullgaria është ndër vendet me më shumë banesa

Bullgaria është ndër vendet me më shumë banesa, duke qenë në vendin e parë mes 24 vendeve evropiane. Sipas Indeksit të fundit Global Property të kompanisë ndërkombëtare të konsulencës “Deloitte”, ka 668 shtëpi për 1000 qytetarë bullgarë. Kështu,..

botuar më 24-09-30 9.44.PD

Një procedurë e re në kuadrin e Planit të Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë siguron akses në mbi 1 miliard leva për bizneset

Procedura për projektet e ruajtjes së energjisë së rinovueshme sipas Planit të Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë është hapur dhe propozimet përkatëse tashmë janë duke u pranuar. Paratë janë shumë, afatet janë të shkurtra dhe kushtet që duhet të..

botuar më 24-09-29 7.20.PD

BERZH ka ulur parashikimet e rritjes, por është optimist për uljen e inflacionit

Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) ka rishikuar pak pritjet e saj për rritjen ekonomike në rajonet ku ajo investon. Rritja ekonomike në Bullgari do të jetë 2,9% për vitin 2025, ose 0,1% më pak se pritjet fillestare të majit...

botuar më 24-09-28 11.45.PD