Presidenti Rumen Radev e quajti buxhetin për vitin e ardhshëm “joadekuat ndaj realitetit dhe sfidave” para të cilave do të gjendet shteti ynë, transmetoi reporterja jonë Mira Stefanova.
Sipas Presidentit, të ardhurat e parashikuara në buxhetin për vitin e ardhshëm nuk kanë nga të vijnë dhe shpenzimet sociale do të ndalen. Buxheti po tërheq shtetin drejt gjithnjë e më shumë borxheve në një ekonomi gjithnjë e më pak konkurruese, tha Radev. Kabineti tjetër do të gjendet në një situatë jashtëzakonisht të pafavorshme - një thesar i varfëruar, familje dhe biznese të falimentuara, mungesë e të ardhurave dhe ndoshta tensione sociale.
Në përgjigje të Presidentit Zëvendëskryeministri Tomisllav Donçev tha se të hënën do të shpallet një masë e re në mbështetje të biznesit me vlerë 170 milion leva (87 milion euro).Përfaqësuesve të të gjitha grupeve parlamentare do t'u jepet një listë me mbi 10 praktika të padrejta tregtare që duhen ndalur. Mes tyre janë çmimet e larta shtesë, tarifat e fshehura të zinxhirëve të shitjes me pakicë, pabarazia mes produkteve..
Në Plovdiv janë duke u diskutuar problemet e industrisë ushqimore, në përputhje me kërkesat më moderne të rregulloreve bullgare dhe evropiane. Organizator i Konferencës së 14-të Kombëtare Shkencore dhe Praktike me pjesëmarrje ndërkombëtare,..
Të premten temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 20 deri në minus 5°. Në Sofje do të jetë rreth minus 13°. Gjatë ditës do të jetë kryesisht me diell. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi veri-verilindor në rajonet lindore...
Të shtunën do të mbajë mot i ftohtë. Do të mbizotërojë mot me diell me rritje të përkohshme të vranësirave. Para mesditës do të ketë mjegull në..
Deputetët e Asamblesë së 51-të Kombëtare miratuan një deklaratë për mospjesëmarrjen e forcave të armatosura bullgare në operacionet ushtarake në..
Helikopteri i dytë për nevoja mjekësore i blerë nga Bullgaria kaloi testet e fluturimit në prani të komisionit bullgar, i cili po viziton bazën e..