Presidenti Rumen Radev e quajti buxhetin për vitin e ardhshëm “joadekuat ndaj realitetit dhe sfidave” para të cilave do të gjendet shteti ynë, transmetoi reporterja jonë Mira Stefanova.
Sipas Presidentit, të ardhurat e parashikuara në buxhetin për vitin e ardhshëm nuk kanë nga të vijnë dhe shpenzimet sociale do të ndalen. Buxheti po tërheq shtetin drejt gjithnjë e më shumë borxheve në një ekonomi gjithnjë e më pak konkurruese, tha Radev. Kabineti tjetër do të gjendet në një situatë jashtëzakonisht të pafavorshme - një thesar i varfëruar, familje dhe biznese të falimentuara, mungesë e të ardhurave dhe ndoshta tensione sociale.
Në përgjigje të Presidentit Zëvendëskryeministri Tomisllav Donçev tha se të hënën do të shpallet një masë e re në mbështetje të biznesit me vlerë 170 milion leva (87 milion euro).Programi i menaxhimit të qeverisë do të diskutohet këtë javë në një takim të Këshillit të Ministrave, njoftoi kryeministri Rosen Zheljazkov. Shpresoj që ai t'i përgjigjet të gjitha pyetjeve në shoqëri. Kryeministri ka komentuar edhe buxhetin..
Kryeministri Rosen Zheljazkov do të marrë pjesë më 19 shkurt në takimin e dytë të jashtëzakonshëm për Ukrainën, të organizuar nga presidenti francez Emmanuel Macron, njoftoi shërbimi për shtyp i qeverisë. Bullgaria mori një ftesë nga Pallati Elysee..
Deri në 6.4 miliardë leva (3.3 miliardë euro) është deficiti i planifikuar për vitin 2025, që është 3% e Produktit të Brendshëm Bruto (PBB). Pjesa e shpenzimeve nuk do të kalojë 40 për qind të PBB-së. Projektbuxheti përfshin programin e investimeve..
Në kuadër të programit europian “Ndihma ushqimore dhe materiale bazë” vitin e kaluar, mbi 550 mijë persona janë asistuar me pako ushqimore bazë dhe 9..
Për të tretin vit radhazi, numri i mjekëve të rinj që duan të qëndrojnë në Bullgari pas diplomimit po rritet. Këtë e tregojnë rezultatet e një sondazhi..