Sot Kisha Ortodokse Bullgare kremton Shën Andrea të Parëthirrurin. Ai u thirr i pari nga dymbëdhjetë apostujt dhe u nis pas Jesu Krishtit. Në trojet tona vëllai i Shën Pjetrit – Apostulli i Shenjtë Andrea i Parëthirruri, është shumë i respektuar dhe shpeshherë i zgjedhur si mbrojtës i familjes.
Në përfytyrimet e bullgarëve Shën Andrea lidhet me ariun, prandaj populli ynë e quan festën “Ditën e Ariut”.
Sipas besimit popullor që nga sot dita fillon të rritet me një kokërr gruri dhe për këtë shkak në tryezën festive duhet të ketë grurë ose misër. Në disa rajone të Bullgarisë e nderojnë Shën Andrea si mbrojtësi i arinjve, kurse në bregdet – si sunduesi i stuhive.
Mund të mësoni më shumë për besimet dhe traditat e lidhura me këtë festë në artikullin tonë “Dita e Shën Andreut – legjendat, besimet dhe zakonet” nga koleksioni i Radio Bullgarisë.
Çdo vit më 10 shkurt, festa e Shën Harallambit, peshkopit të Magnezisë, kremtohet me solemnitet të veçantë në një qytet të vogël, por të bashkuar në dashurinë e tij për Zotin, në pjesën më veriore të bregdetit tonë të Detit të Zi. Për qytetin Shablla..
E quajnë Nikopollin "qytetin e shekujve" për shkak të historisë së tij mijëravjeçare. Ai u shfaq si vendbanim qysh në vitin 169 pas Krishtit gjatë kohës së perandorit romak Mark Aureli. Në vitin 629, perandori bizantin Nikifor III Foka e riemëroi..
Gërmimet arkeologjike në lagjen Kaleto të qytetit të Danubit Llom zbuluan mbetje të strukturave mbrojtëse romake që datojnë nga shekulli I pas Krishtit. Gërmimet, të udhëhequra nga krye asistenti Dr. Vlladisllav Zhivkov nga Instituti Kombëtar..