Në Bullgari që nga 27 nëntori është në fuqi një bllokim i pjesshëm i cili do të vazhdojë deri më 21 dhjetor. Kjo është për shkak të përkeqësimit të situatës epidemiologjike dhe zmadhimit të epidemisë së koronavirusit. Që me shpalljen e situatës së re të krizës autoritetet ndërmorën masa të reja ekonomike, sociale dhe shëndetësore për të shpëtuar si bizneset, ashtu edhe njerëzit.
Nga data 30 nëntor punonjësit në bizneset e mbyllura në sektorë të caktuar të cilët janë të siguruar në ditë punë 8-orëshe do të jenë në gjendje të llogarisin në 24 leva (12 euro) për ditë pasi vlera totale e programit “Më shpëto” është 50 milion leva, pothuajse 26 milion euro. Zëvendës Kryeministri Tomisllav Donçev premtoi që këto ditë të shpallet një plan i ri në përkrahje të ekonomisë së vendit për 170 milion leva (87 milion euro). Gjatë javës së kaluar u bë e qartë, se për luftën kundër krizës së koronavirusit Komisioni Evropian ndan për Bullgarinë 511 milion euro. Kjo mbështetje e konsiderueshme financiare përfshin grante të kapitalit qarkullues për ndërmarrje mikro, të vogla dhe të mesme, investime të kapitaleve dhe garanci të huave, njoftuan nga KE.
Është në fuqi edhe masa 60:40 dhe 80:20 qëllimi i së cilës është ruajtja e vendeve të punës nëpërmjet shlyerjes së një pjese të rrogave mujore nga shteti në ndërmarrjet me probleme. Ministri i Ekonomisë Lëçezar Borisov shpalli, se shteti riorienton 156 milion leva (80 milion euro) gjithsej nga Programi Operativ “Inovacione dhe Aftësi Konkurruese” në ndihmë të biznesit. Nga ana e vet Zëvendës Kryeministrja dhe Ministre e Turizmit Marijana Nikollova shpalli se ky biznes më i dëmtuar do të marrë ndihmë nga 50 milion leva (26 milion euro). Qeveria ka ndërmend që për shpëtimin e ekonomisë të ndajë nga buxheti 350-400 milion leva (179-204 milion euro). E gjithë kjo duhet të qetësojë biznesin i cili ndjeu më fortë goditjet e krizës – transportin, hotelet, restorantet, industrinë argëtuese, bujqit, tregtinë me pakicë etj. Kryeministri Bojko Borisov e caktoi masat si të balancuara.
Sa u përket aspekteve shëndetësore të krizës nuk ka vëzhgues i cili të mos pranojë se autoritetet bënë dhe bëjnë shumë përpjekje për të forcuar dhe për të përsosur kapacitetin e sistemit shëndetësor në luftën e tij kundër pandemisë. Nga pikëpamja materiale gjërat duken mirë – ka mjaftë spitale, aparaturë, ilaçe, megjithëqë duken edhe mjaftë probleme organizative dhe burokratike.
Qeveria deklaroi se vaksina e ardhshme antikovid do të jetë vullnetare dhe falas për shtetasit. Tani për tani mbetet i pazgjidhur problemi i konsiderueshëm me lodhjen dhe mungesën e personelit mjekësorë – mjekë, infermiere, sanitarë. Nuk është e rastit se pagimi nga 1000 leva (500 euro) për mjekët në vijën e parë vazhdon. Nga 1 janari parashikohet rritja e re e pagave të tyre.
Pavarësisht nga sigurimet e Kryeministrit Bojko Borisov, se askush nuk do të harrohet nga përpjekjet për të kapërcyer krizën covid dhe se nuk do të lejojë që shteti të mbyllet, shumë janë ata që mendojnë se masat janë të pamjaftueshme dhe të vonuara. Oponentët e pushtetit mendojnë se shteti duhet të marrë përsipër pagat dhe sigurimet e bizneseve që janë të mbyllura, të paguajë shpenzimet e tyre të përgjithshme, të sigurojë qasje më të lehtë në kredi të reja dhe rivendosje të detyrimeve të vjetra, të shpallë periudha pa interes për detyrimet e kompanive ndaj shtetit dhe shumë më tepër pritje të tjera ekonomike. Megjithatë për momentin nuk parashikohet zgjatja e moratoriumit mbi kreditë vendosur në qershor afati i të cilit skadon në fund të vitit, të cilin firmat e dëmtuara e vlerësuan tepër lartë.
Konsiderohet se 200 milion leva duhet të investohen për të mbështetur ekonominë. Sipas skenarit më pesimist humbjet për produktin e brendshëm bruto do të jenë 500 milion euro por kjo mund të kompensohet, mendojnë nga qeveria.
Janë të dukshme përpjekjet e pushtetarëve të arrijnë një bilanc të vështirë midis lirisë së jetës ekonomike dhe rreptësisë së masave. Për këtë arsye ndoshta është gabuar dilema ogurzezë: “Njerëzit ose ekonomia”.
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Foto: BGNES dhe BTA
Këshilli i Ministrave miratoi një dekret me të cilin paga minimale do të rritet nga 933 leva në 1077 leva në vitin 2025. Rritja është 15.4% ose 144 leva, tha ministri i çështjeve sociale Ivajllo Ivanov. Vendimi i qeverisë është në zbatim të ndryshimeve..
Ekonomia e Bullgarisë do të rritet me 2.3% këtë vit. Këtë e tregon përmbledhja më e fundit e ekonomisë botërore e përgatitur nga Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) dhe e prezantuar sot, 22 tetor, në Uashington. Kjo është një rënie në krahasim me..
Paga minimale nga viti 2025 do të jetë 1077 leva (545 euro), tha për bTV ministri në detyrë i punës dhe politikës sociale Ivajllo Ivanov. Kodi i Punës përshkruan se si llogaritet paga minimale dhe ajo është 50% e pagës mesatare. “Kjo është e..
Ne po shkojmë drejt opsionit që të mos kemi një buxhet të miratuar shpejt për vitin 2025, tha për BNR Llëçezar Bogdanov, kryeekonomist nga Instituti për..