Dita e katërt e dhjetorit i kushtohet Shenjtores Varvara, ndërsa kujtesa e saj nderohet si nga ortodoksia, ashtu edhe nga katolicizmi. Në shërbimet këtë ditë këngët që shoqërojnë liturgjinë solemne përshkruajnë trimërinë e saj.
“Le të nderojmë Shën Varvaren. Duke shtypur rrjetat e armikut, e Plotfuqishmja u shpëtua prej tyre si një zog me ndihmën e kryqit” thuhet në troparin festiv për Shën Varvarën.
Festa është edhe pjesë e kalendarit folklorik bullgar. Shenjtorja konsiderohet mbrojtëse e fëmijëve nga sëmundjet më shpesh nga fruthi, por edhe i të vdekurve papritur.
Sipas legjendës Shën Varvara lindi në trojet e sotme bullgare në fshatin Eleshnica, i cili në atë kohë quhej Iliopoll. Ndoshta me këtë shpjegohet popullariteti i madh i shenjtores dhe shumë gojëdhënat, ritet dhe besimet e lidhura me të.
Dy ditët e vijueshme kisha kremton Shën Sava më 5 dhjetor dhe Shën Nikollaj Mirlikijski më 6 dhjetor. Në besimet popullore Varvara është motra e Savës dhe e Nikollës. Kjo për arsye se festat popullore gërshetojnë në vet veten elemente pagane dhe të krishterë. Kjo traditë origjinale e lindi proverbin “Varvara vlon, Sava piqet, Nikolla mirëpret mysafirë”.
Redaktore: Allbena Bezovska
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Nata e Buzmit, e quajtur ndonjëherë edhe Vigjilja e Krishtlindjes, Krishtlindjet e Vogla, perceptohej si pjesë e një periudhe të errët, të tmerrshme, e ngarkuar me një potencial të fuqishëm për të ndikuar në të gjithë vitin e ardhshëm. Prandaj, nata..
Me 20 dhjetor Kisha Ortodokse Bullgare nderon kujtimin e Shën Ignat Hyjmbajtësit. Sipas besimeve, dhimbjet e lindjes së Nënës së Zotit fillojnë nga kjo ditë. Edhe në këngët popullore thuhet:“Filluan dhimbjet e lindjes së nënës së Zotit”. Në kalendarin..
Tetë tradita autentike bullgare dhe aftësi të përcjella brez pas brezi nga pjesë të ndryshme të vendit u bënë pjesë e Listës Përfaqësuese Kombëtare të Trashëgimisë Kulturore Jomateriale dhe kështu u bënë pjesë e "Thesareve të gjalla njerëzore" të..