Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Alpinisti Atanas Skatov me çmim ndërkombëtar për paqe

Foto: Facebook /Dr. Atanas Skatov

Në një ceremoni festive në Sofje, alpinisti Atanas Skatov mori çmimin “Mbajtës i pishtarit të nderit për paqe” nga organizatorët  e stafetës ndërkombëtare të njohur botërisht “Vrapim i paqes” (Peace Run). Top alpinisti i Bullgarisë ua përkushtoi arritjet e veta kauzës për ruajtjen e mjedisit rrethues, për jetë në paqe dhe hermoni me natyrën dhe me vetveten.

Në një video dokumentare për Skatovin, organizatorët e stafetës prezantuan arritjet dhe filozofinë personale të bullgarit. Në ceremoni Atanasi tha se është i prekur nga njohja dhe nga ana e tij dhuroi librin e tij të fundit “Shtatë kampionët kontinental”- një botim të ditarëve të tij personal gjatë ngjitjes të 7 majave më të lartë të planetit.

Bullgari Atanas Skatov tashmë nisi për ekspeditë në malin Karakorum në kufirin midis Pakistanit dhe Indisë për të bërë provë të ngjitë majën e dytë për nga lartësia në planet (pas Everestit) – K2. Me 8611 metrat e tij mbi nivelin e detit, gjigandi i mbuluar me borë mbetet e vetmja majë 8 mijëshe që nuk është ngjitur gjatë dimrit. “E gjithë është në besim. Besoj se kemi shans për të ngjitur majën” tha alpinisti në një intervistë për BGNES. 

Nuk ka gjëra të pamundura dhe të gjithë mund të realizojnë ëndrrat e tyre, tha përpara ca kohe alpinisti në një intervistë për Radio Bullgarinë. Akoma për sfidat dhe për rrugën e realizimit të ëndrrave, lexoni dhe dëgjoni në publikimin tonë: Alpinisti Atanas Skatov – për kthesat dhe vendimet në jetë.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Canko Cankov

Canko Cankov notoi 108 km pa ndalesë në Danub

Canko Cankov u bë notari i parë që kapërceu një distancë prej mbi 100 km në lumin Danub. Ai e notoi pa ndalur 108 kilometra e 250 metra në lumin Danub për 18 orë, 12 minuta dhe 32 sekonda. Pjesëmarrja e tij ishte sipas rregullave të Shoqatës Botërore..

botuar më 24-09-09 10.16.PD

Startoi e dhjeta “Sofja Ekiden Maratona”.

Mbi 500 pjesëmarrës në "Maratonën e Sofjes Ekiden" u nisën në një garë përgjatë rrugëve dhe kryqëzimeve kryesore në qendër të kryeqytetit midis Stadiumit Kombëtar “Vasill Levski” dhe Pallatit Kombëtar të Kulturës. Vrapimi mbahet për të dhjetën vit..

botuar më 24-09-06 10.54.PD

Grigor Dimitrov u kualifikua për çerekfinalet në Nju Jork

Tenisti më i mirë i Bullgarisë, Grigor Dimitrov, u kualifikua në çerekfinalen e US Open, pasi mundi rusin Andrej Rjublev. Në ndeshje që zgjati tre orë e 40 minuta, Dimitrov fitoi 3:2 sete - 6:3, 7:6 (3), 1:6, 3:6, 6:3 dhe barazoi bilancin e..

botuar më 24-09-02 12.21.MD