Erdhi koha që qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut të heqë dorë nga teza manipuluese se Bullgaria po kundërshton të drejtën e vetëvendosjes dhe identitetit të shtetasve të Republikës së Maqedonisë së Veriut, ose të drejtën e tyre për ta quajtur gjuhën e tyre ashtu siç dëshirojnë, bëri të ditur në një deklaratë Ministria bullgare e Punëve të Jashtme.
“Bullgaria nuk pranon që vendosja e identitetit të shtetasve të Republikës së Maqedonisë së Veriut të kryhet në konfrontim me vendet fqinje dhe në dëm të interesave të tyre kombëtarë. Duke u bazuar në përgjegjësinë e saj për të mos sjellë çështje të hapura brenda BE-së dhe për të mbrojtur interesat, vlerat dhe autoritetin e saj, Bullgaria do të vazhdojë të kërkojë vendime të qëndrueshme që do të lejojnë zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve bilaterale dhe procesin optimal të negociatave të Maqedonisë së Veriut me BE-në", thuhet në deklaratë.Turqit dhe grekët duan më shumë pika kalimi përgjatë Vijës së Gjelbër në Qipro Partitë politike greke qipriote dhe turke qipriote u kanë bërë thirrje liderëve të tyre që të hapin më shumë pika kalimi përgjatë Vijës së Gjelbër që ndan Qipron për..
Pasi për të njëmbëdhjetën herë ia dolën të zgjedhin kryetaren e Legjislaturës së 51-të të Kuvendit Popullor në personin e Natalija Kisellovës, të propozuar nga “BSP – E majta e Bashkuar”, deputetët votuan për zgjedhjen e nënkryetarëve të..
Ministri i jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Timço Mucunski, u dëgjua nga Komisioni për Punët e Jashtme i Parlamentit Evropian. Ai tha se disa nga kujtimet e tij më të bukura janë nga Bullgaria, por akuzoi Sofjen për ngecje të integrimit evropian të..
GERB-SDS, "BSP - E majta e bashkuar" dhe "Ka një popull të tillë" (ITN) nënshkruan një marrëveshje me prioritetet kryesore të qeverisë së ardhshme, njoftoi..