Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Deri në fshatin Asparuhovo ka një rrugë të re komunale, por nuk ka transport

Foto: RKB-Vidin

Në fshatin Asparuhovo, rrethi i qytetit Montana në Bullgarinë Veriperëndimore, jeta kalon si në pjesën më të madhe të fshatrave bullgare me një popullsi në plakje. Deri tek ai nuk ka një transport publik, sepse nuk ka udhëtarë të mjaftueshëm. Prej 1500 banuesve të dikurshëm, në mesin e shekullit të kaluar, sot kanë mbetur afro 500 veta, kryesisht njerëz të moshuar. Për ta kujdesen 2 mjekë familjarë, të cilët vijnë vetëm në ditë të caktuara të javës. Jetesa është e pakët. Banuesit vendas e sigurojnë jetesën vetëm me përpunimin e tokës dhe me rritjen e perimeve. Ka akoma 2-3 tufa me dele. Derra tanimë nuk rriten më, për shkak të vrasjes në masë rreth murtajës afrikane. Kryetarja e re e bashkisë Ljudmilla Makaveeva bën çdo gjë të mundur sipas forcave të veta, që të përmirësojë jetën e bashkëfshatarëve të vet:

“Kemi një patronazh shtëpiak për njerëzit e moshuar, kurse mbi programin “Drekë të ngrohtë” bashkia u siguron ushqim njerëzve të dobët nga ana sociale - tregon kryetarja e bashkisë në një intervistë për Radion Kombëtare Bullgare - Vidin. Rregullisht janë të përfshirë 11 veta, kurse çdo njërit i cili na është drejtuar për përkrahje, po kështu mundohemi t’i ndihmojmë. Por, problemi është se na kërkojnë gjithnjë e më rrallë. Ka programe për ndihmë personale, për ndihmëse shtëpiake dhe ato janë në dispozicion të çdo një nevojtari. Aktualisht për shkak të pandemisë, tensioni dhe jeta e hutuar ndikojnë dhe mbi njerëzit këtu, por problem me furnizimin e ilaçeve nuk ka. Ky është një kujdes i mjekut personal, i cili vjen çdo të marte dhe të enjte”.

Pavarësisht nga vështirësitë Ljudmilla Makaveeva do ta përcjellë vitin e tanishëm me një kënaqësi nga puna e kryer. Sipas saj e ardhmja e vendbanimeve të vogla, si fshati Asparuhovo, është në realizimin e projekteve evropiane. Rezultatet janë të dukshme - një rrugë komunale të përfunduar krejtësisht dhe një shesh të ri për fëmijët në qendër të fshatit:

“Tani jetojmë më qetë, sesa më parë, sepse jemi më pak njerëz. Ëndrra ime është të mund të rregullojmë transportin e autobusëve, sepse nuk ka asnjë lloje transporti shoqëror. Pjesa më e madhe e njerëzve përdorin makinat e tyre personale. Në qoftë se nevojitet, të moshuarit i transportojnë  fqinjët ose të afërmit, kurse kur na kërkojnë dhe ne i transportojmë. Ne u kemi bërë thirrje institucioneve përgjegjëse dhe na lëshuan autobus, por pas kësaj hoqën dorë sepse ka qenë jo rentabile. Përveç rrugës kryesore deri në fshat, asfaltimi i së cilës përfundoi gjatë këtij viti, përpara katër vjetëve qenë të rregulluar 13 rrugë në fshat. Përpara 3 vjetëve riparuam parkun,  vatrën e kulturës. Kisha po kështu u restaurua. Kemi mjaft dyqane, çdo ditë na sjellin lloje të ndryshme buke. Madje kemi dhe dy bankomat , si dhe kasa për të paguar faturat e shërbimeve.”

Përpara ca kohe u mbyll shkolla e fshatit dhe nxënësit e vegjël janë të detyruar të udhëtojnë deri tek fshati fqinjë – Rasovo. Gjimnazistët shkojnë në shkollë në qytetin Llom. Për shkak të masave të jashtëzakonshme tani që të gjithë mësojnë në distancë. Institucioni i vetëm kulturor është vatra e kulturës, e cila është e ruajtur që nga viti 1927. Ajo disponon 10 mijë vëllime librash - letërsi për fëmijët, letërsi teknike, agrare e të tjera. Sivjet veprimtarët e vatrës së kulturës kanë organizuar vetëm dy festa në të hapur, por pavarësisht nga vështirësitë, po vazhdojnë t’i mirëmbajnë traditat të gjalla.  

Përpiloi: Gergana Mançeva /në bazë të intervistës së RKB-Vidin/

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Janë duke u përgatitur standardet për cilësinë dhe vlerësimin e arsimit në kopshte dhe grupet e çerdheve

Tema e cilësisë në arsimin parashkollor dhe arsimin bazë është kyçe për Bullgarinë, por Ligji për arsimin parashkollor dhe arsimin bazë nuk ka një standard të zhvilluar të cilësisë. Krijimi i tij është detyrë e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës dhe..

botuar më 25-01-16 7.30.PD
Akademia Bullgare e Shkencave

Shkencëtarët е Akademisë Bullgare të Shkencave mbështetën unitetin e Kishës Ortodokse Bullgare - Patrikanës Bullgare

Mbledhja e akademikëve dhe anëtarëve korrespondentë të Akademisë Bullgare të Shkencave, e cila bashkon të gjithë anëtarët nga drejtimet shkencore dhe krijuese të Akademisë, miratoi një deklaratë në mbështetje të Kishës Ortodokse Bullgare - Patrikanës..

botuar më 25-01-14 11.06.PD

Simeon Sakskoburggotski: Bullgarët e rinj dhe studiozë janë pasuria e vendit në ditët e sotme

Një vit paqëndrueshmërie politike dhe konfrontimesh jo aq sa i përket ideve për të dalë nga enigma e kahershme e pushtetit në të cilën ndodhet Bullgaria, por më tepër për egon dhe hesapet personale. Kështu dukej politikisht viti 2024. Si rezultat i punës..

botuar më 25-01-14 7.25.PD