Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Kryeministri pret dalje nga pandemia pas gushtit të vitit 2021

Kryeministri Borisov
Foto: EPA/BGNES

Sipas parashikimeve duhet të dalim nga pandemia në periudhën gusht-tetor 2021, me kushtin se 70% e njerëzve vaksinohen, që të krijohet imunitet kolektiv. Këtë e tha në Bruksel Kryeministri Bojko Borisov pas shqyrtimit të krizës nga liderët në Këshillin Evropian.

“Duhet të jemi shumë të vëmendshëm që të mos ketë presion mbi spitale. Duhet të jemi shumë të matur” - bëri thirrje Borisov.

Të gjithë janë shumë të shqetësuar për treguesit tanë financiarë. Pritet edhe valë e tretë dhe përkatësisht kufizime, shtoi Kryeministri. “Duhet t’i kalojmë festat në një rreth shumë të ngushtë familjar”, vuri në dukje Borisov në një video të postuar në Facebook.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Panairi Ndërkombëtar i Plovdivit pret konferencën e BE-së për sigurinë ushqimore

Në Plovdiv janë duke u diskutuar problemet e industrisë ushqimore, në përputhje me kërkesat më moderne të rregulloreve bullgare dhe evropiane. Organizator i Konferencës së 14-të Kombëtare Shkencore dhe Praktike me pjesëmarrje ndërkombëtare,..

botuar më 25-02-21 9.47.PD

Parashikimi i motit për 21 shkurtin

Të premten temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 20 deri në minus 5°. Në Sofje do të jetë rreth minus 13°. Gjatë ditës do të jetë kryesisht me diell. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi veri-verilindor në rajonet lindore...

botuar më 25-02-20 6.15.MD

Një kompani ushtarake nga Haskovo niset për një mision paqeruajtës në Kosovë

Afro 100 ushtarakë po nisen për mision në Kosovë. Kontingjenti u dërgua sot nga Haskovo. Ushtria jonë po largohet me pajisje të reja. Ceremonia solemne u zhvillua në sheshin qendror “Liria” në qytet, në prani të shefit të mbrojtjes..

botuar më 25-02-20 3.53.MD