Kopshti Zoologjik në Sofje është i njohur si më i vjetri dhe më i madhi në Gadishullin Ballkanik. Atje jetojnë 2150 kafshë të 237 llojeve, 29 prej të cilave janë kërcënuar nga zhdukja.
Madje në periudhën e tanishme të izolimit grafiku dimëror lejon shëtitje të vizitorëve në ambientet e hapura të Kopshtit Zoologjik çdo ditë nga ora 08.30 deri në 16.30. Mbajtja e maskave dhe e distancës është e detyrueshme, na rikujtojnë nëpunësit.
Për disa nga “banorët” e Kopshtit Zoologjik, muajt e ftohtë të dimrit janë të favorshëm, pasi vijnë nga gjerësitë gjeografike të veriut dhe janë përshtatur për të jetuar në dëborë dhe në temperatura të ulëta. Të tillë janë tigri siberian (Panthera tigris tigris), bufi polar (Bubo scandiacus), mjellmat dhe patat, si dhe leopardi i borës (Panthera uncia), i cili mbërriti në Kopshtin Zoologjik para pak kohe.
Përfaqësuesit e faunës evropiane - ujqit, çakallet, dhelprat, drerët, zogjtë grabitqarë dhe korbet, gjithashtu ndihen mirë gjatë dimrit.
Tërheqëse për të gjithë fëmijët është shtëpia e rinovuar e primatëve, e cila u hap zyrtarisht në vjeshtë. Tani, për shkak të masave anti-epidemike, vizitorët kanë mundësinë të ecin vetëm nëpër hapësirat e hapura të sektorit.
Tre arinjtë e murrmë (Ursus arctos), dy të zinjtë amerikanë (Ursus americanus) dhe një i Himalajës (Ursus thibetanus) flenë gjumë në dhjetor. Përjashtimi i vetëm është ariu i vogël Liam i llojit Melursus ursinus. Ai preferon ambientet e brendshme më të gjera dhe me një ngrohje të përshtatshme gjatë muajve të ftohtë.
Gjigantët në Kopshtin Zoologjik – elefanti Artajda, rinoqeronti Çoko, hipopotami-xhuxhë Emilio dhe ortaku i tij më i madh Noran gjithashtu disponojnë “mobilie” të përshtatshme”, të cilat u sigurojnë komfort gjatë dimrit. Ata dalin në ambientet e hapura vetëm kur moti është më i butë. Atëherë mund të shihen nga vizituesit, sepse aksesi tek hapësirat e brendshme është i kufizuar për shkak të Covid-19.
Është siguruar ngrohje e integruar dhe llamba infra të kuqe, të cilat kontribuojnë për komoditetin e maceve të mëdha - tigrat, leopardët dhe jaguarët.
"Serra" të veçanta strehojnë “banorët” e liqenit për shpendët e ujit, ndërsa një pompë në njërin skaj të liqenit siguron qarkullimin e ujit që të mos ngrijë.
Përpiloi: Elena Karkallanova
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Foto: zoosofia.eu, BGNES, Facebook/Kopshti Zoologjik në SofjeIdeja e një referendumi për euron mbështetet nga 63.3% e bullgarëve kundrejt 35.3% që janë "kundër". Kjo tregohet nga një sondazh i pavarur nga agjencia sociologjike "Mjara", i kryer midis 10 dhe 13 majit midis 803 personave dhe që përfaqëson..
Nga frika e votës së qytetarëve bullgarë në një referendum mbi gatishmërinë e Bullgarisë për të futur euron në vitin 2026, sot shumica e re në Parlament shkeli Kushtetutën dhe ligjet, duke përdorur kryetarin e Asamblesë Kombëtare. Kështu shkroi..
Shumica qeverisëse e mbështet fuqishëm qeverinë dhe ka parakushte për një qeverisje për një mandat të plotë katërvjeçar. Kjo u njoftua nga Kryeministri Rosen Zheljazkov pas një takimi të Këshillit të Përbashkët të Menaxhimit. Në takim u diskutua..
Ideja e një referendumi për euron mbështetet nga 63.3% e bullgarëve kundrejt 35.3% që janë "kundër". Kjo tregohet nga një sondazh i pavarur nga..