Në konferencën e dhjetë kombëtare të zhvilluar online Lëvizja për të Drejtat dhe Liritë (DPS) - partia e turqve bullgarë dhe e myslimanëve të tjerë në Bullgari, rizgjodhi sot liderin e vet Mustafa Karadajë. Forumi u hap nga ish-deputeti Junal Ljutfi, i cili nënvizoi se në zgjedhjet e ardhshme DPS duhet të paraqitet sa më mirë, që t’i kundërvihet “qeverisjes së tanishme të paaftë”. Mustafa Karadajë gjithashtu kritikoi udhëheqjen e vendit dhe shprehu shqetësimet e DPS-së për gjendjen e vendit.
Në konferencë u lexua përshëndetja e kryetarit të nderit të DPS-së Ahmed Dogan, në të cilën ai bëri thirrje që përpjekjet të përqendrohen tek përballimi i katastrofës humanitare rreth pandemisë.
Përshëndetjе ndaj delegatëve dërgoi edhe Presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdoğan: "Turqia do të vazhdojë të jetë pranë jush në bazë të marrëdhënieve të mira fqinjësore, miqësisë dhe lidhjeve aleate me Bullgarinë," tha Presidenti turk.Ekspozita Ndërkombëtare për Vreshtari dhe Verëtari "Vinaria 2025" do të prezantojë trendet më të fundit në prodhimin e verës në Panairin e Plovdivit. Në kuadër të edicionit të 32-të, nga data 18 deri më 22 shkurt, ekspozuesit do të prezantojnë..
Zgjidhjet, produktet dhe projektet më të fundit teknologjike në fushën e bujqësisë dhe industrisë agrare do të prezantohen në ekspozitën “Agra 2025” në sallat e Panairit Ndërkombëtar në Plovdiv, transmeton BTA. Edicioni i sivjetshëm i 33-të i forumit..
Të martën temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 5 deri në 0°. Në Sofje do të jetë rreth minus 5°. Gjatë 24 orëve të ardhshme në pjesën më të madhe të vendit moti do të jetë i ftohtë, me vranësira dhe me reshje bore, ndërsa në zonat ekstreme..
Një takim befasues, unë personalisht mendoj se duhet të zhvillohet me të gjithë liderët brenda BE-së dhe Britanisë së Madhe. Nënpresidentja Ilijana Jotova e..
Qytetet e Sofjes, Roterdamit dhe Cascais do të garojnë për titullin "Kryeqyteti Evropian i Demokracisë" në vitin 2026. Zgjedhjet do të zhvillohen deri më 12..
Të martën temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 5 deri në 0°. Në Sofje do të jetë rreth minus 5°. Gjatë 24 orëve të ardhshme në pjesën më të madhe..