Përfundoi konkursi “Letra më e bukur dërguar Plakut të Vitit të Ri” i “Postave bullgare”, i cili u zhvillua për të 25-in vit me radhë, bëri të ditur reporterja e BNR-së Nadezhda Nikollova.
Në të u përfshinë mbi 6000 fëmijë, por kryesisht nga Sofja, për shkak të masave kufizuese. Në vitet e kaluara fëmijët nga vendbanimet e vogla shkonin në mënyrë të organizuar deri në stacionet postare, që të dërgojnë letrat me dëshirat e tyre për dhurata.
Tani, për shkak të pandemisë së Covid-19, në një pjesë të madhe të letrave të veta fëmijët i urojnë vetës shëndet dhe nuk duan dhurata të tjera, shënojnë organizatorët.
Universiteti Teknik i Pylltarisë organizon një sërë aktivitetesh kushtuar rrugës shekullore të arsimit të lartë pyjor në Bullgari. Ngjarja e parë është sonte, ku do të mbahet një retrospektivë e aktiviteteve pyjore me një leksion me temën: “Një..
Gjimnazi Aprillovska në qytetin e bukur malor Gabrovo shënon 190 vjetorin e themelimit të tij në vitin 2025. Duke iu bazuar traditave të Shkollës së Përbashkët të Gabrovos - shkolla e parë laike në vendin tonë u hap më 14 janar (2 janar, stili i..
Kreu i shtetit Rumen Radev ia dorëzoi Shenjën e Nderit Radios Kombëtare Bullgare (BNR). Distinktivin e nderit e mori drejtori i përgjithshëm i BNR-së, Milen Mitev, gjatë koncertit solemn në Operën dhe Baletin e Sofjes me rastin e 90-vjetorit të Radios..