Kushtet e shumta për shfrytëzimin e masave të qeverisë në përkrahje të biznesit në kohën e pandemisë dhe administrata e ngathët u bënë pengesë para firmave të përfitojnë prej tyre. Këtë e tha kryetari i Dhomës Tregtare Ekonomike Bullgare Cvetan Simeonov.
"Administrata jonë ende nuk mund të prezantojë qeverisjen elektronike dhe gjithçka po shkon jashtëzakonisht e ngadaltë", tha ai në një intervistë për Radion Kombëtare Bullgare. Sipas Simeonovit biznesi i cili nuk ka perspektiva të mira në kushtet e reja është më mirë që me kohë të riorientohet te ndonjë veprimtari tjetër ose të ndërrojë sektorin.
Në fund të vitit 2024 treguesit makroekonomikë të vendit tonë përmbushin plotësisht kriteret e Mastrihtit për anëtarësim në Eurozonë, informon BGNES. Sipas të dhënave të Eurostat-it, inflacioni nga qershori deri në nëntor është nën 3%, që është kërkesa për..
Në 11 qytete rajonale të vendit, 1 metër katror siperfaqe banimi kushton me pak se 1000 euro. Në 13 qytete rajonale, çmimi është nga 1000 në 1400. Në Sofje dhe Varna një metër katror është 2400 euro, tha për BNR Dobromir Ganev nga Shoqata Kombëtare e..
Diskutimi dhe votimi i ligjit më të rëndësishëm financiar në vend, pikërisht “Buxheti 2025”, u shty në Kuvend për vitin 2025. "Nëse nuk kemi një buxhet të miratuar deri më 19 janar, atëherë gjithçka do të ndalet në shtet. Edhe shkollat, edhe spitalet, edhe..