Pushimoret bullgare Borovec dhe Bansko u radhitën përkatësisht në vendin e dytë dhe të pestë të klasifikimit të pushimoreve më të mira për ski në Evropën Lindore të botimin online Emerging Europе. Ndër përparësitë e pushimores Borovec shënohen rreth 50 kilometra shpate të mirëmbajtura, të përshtatshme për fillestarë dhe skiatorë të ndërmjetëm, mundësi të shkëlqyera akomodimi dhe ngrënie. Disavantazhi është numri i vogël i mundësive për skiatorë më të përparuar.
Për Bansko theksohet se ky është një qytet i gjallë dhe qendër kulturore që prej shekujsh.Shpatet janë të gjata rreth 70 km, më të përshtatshme për skiatorë të ndërmjetëm dhe shumë të përparuar. Disavantazhi është hyrja në zonën e skive vetëm përmes një ashensori gondolë, për të cilin formohen radhë të mëdha.
Vendpushimi “Albena” në bregdetin veriore bullgar festoi përvjetorin e tij me 11 mijë turistë, njoftoi BTA. Shumica e të ftuarve janë nga Gadishulli Skandinav, po rritet edhe numri i francezëve, çekëve dhe polakëve. Turistët bullgarë dhe rumunë kanë..
Bazilika Episkopale e Filipopolisit është një shembull i gjallë se si mbështetet zhvillimi i turizmit kulturor bullgar, tha ministri në detyrë i turizmit Evtim Milloshev në takimin me Nancy Schiller, presidente e Fondacionit "Amerika për..
Duke filluar nga kjo verë, vizitorët në Vraca mund të eksplorojnë qytetin malor përmes turneve plotësisht falas me guidë sipas modelit të turneve të ngjashëm që ofrohen në qytetet kryesore evropiane . Ideja është që vizitori i cili është ne..