Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Marrëveshje të nënshkruara mes Bullgarisë dhe Kosovës në kuadrin e programit “Ndihma për zhvillim”

Foto: MPJ

Më 14 dhe 15 dhjetor 2020 Ambasadori bullgar në Republikën e Kosovës Hristo Guxhev nënshkroi katër marrëveshje për zbatimin e projekteve në kuadrin e programit “Ndihma për zhvillim”.

Fusha prioritare për zbatimin e projekteve në territorin e Republikës së Kosovës në vitin 2021 është arsimi. Në këtë drejtim Ministria bullgare e Punëve të Jashtme përmes Kosovës mbështet zbatimin e projekteve për "ndërtimin e një laboratori shkollor të fizikës dhe astronomisë" në shkollën e mesme “Gjon Buzuku” në Prizren, ndërtimin e "laboratorëve shkencorë" në shkollën "Dardania" në Pejë, krijimin e kopshteve shkollore në njëzet e dy shkolla dhe rritjen e sipërfaqeve të gjelbra në komunën e Pejës, si dhe sigurimin e pajisjeve bujqësore në Shkollën “Ali Hadri” në Pejë.

Në vitin 2021 Bullgaria do të sigurojë grante për Kosovën në kuadrin e programit “Ndihma për zhvillim” për projekte me vlerë më shumë se 100,000 leva (50 000 euro).

Informacioni është i MPJ-së bullgare.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Dy shkaba egjiptiane të helmuara u gjetën në Rodopet Lindore

Shoqata Bullgare për Mbrojtjen e Zogjve njoftoi në faqen e saj në Facebook për dy shkaba egjiptiane të helmuara në Rodopet Lindore . Një zog - femër, me një transmetues të bashkangjitur, vdiq në duart e Dr. Volen Arkumarev. Shkaku i vdekjes, sipas..

botuar më 25-04-09 12.23.MD

Tema e integrimit të romëve vazhdon të jetë në rendin e ditës në Bullgari

8 prilli është dita kur romët në mbarë botën festojnë identitetin e tyre. “Dita Ndërkombëtare e Romëve është një kohë për të treguar se jemi pjesë e kombit bullgar, e komunitetit evropian dhe kontribuojmë në zhvillimin e kulturës vendëse, por..

botuar më 25-04-08 1.30.MD

Janë publikuar rregullat për pranimin e studentëve kandidatë nga diaspora

Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Bullgarisë shpalli rregullat për pranimin e studentëve, doktorantëve dhe specializantëve për studime në institucionet shtetërore të arsimit të lartë të Bullgarisë, sipas Dekretit nr. 103/1993 të Këshillit të..

botuar më 25-04-07 7.55.MD