Ky është një nga vendet më piktoreske tek ne, që fillon të grumbullojë një popullaritet të gjerë mes adhuruesve të fotografisë. Lumi Arda është lumi më i madh në malet Rodopi dhe dega e dytë më e madhe e lumit Marica pas Tunxhës. Në rajonin e qytetit Kërxhali lumi formon gjarpërime të bukura. Këtu natyra është e ruajtur shumë mirë, kurse fshatrat e vogla të shpërndara nëpër kreshtat e maleve Rodopi kanë ruajtur pamjen e vet autentike. Në një video-reklamë të Ministrisë së Turizmit, të bërë bashkërisht me Shoqatën e Operatorëve Turistikë në Bullgari, prezantohen bukuritë e këtij skaji të paprekur nga turizmi në masë. Shikoni videone cila i kushtohet njërit prej vendeve më të bukura në Bullgari - rruga e lumit Arda në Rodopet Lindore.
"Vemja e Rodopeve" – kështu e quajnë trenin që zvarritet përgjatë shpateve të malit Rodopa në rrugën Dimitrovgrad - Haskovo - Kërdxhali - fshati Podkova. Dhe jo, kjo nuk është treni legjendar me binarë të ngushtë , i cili qarkullon në një..
Në vitin 2009 një kompani shtetërore në Shangai nxori në treg kos me markën “Musilijan”, siç quhet fshati Momçillovci në Kinë. Shfaqja e produktit tonë u shoqërua me një fushatë reklamuese në shkallë të gjerë dhe emri i fshatit në malin e..
Në dimër, qyteti Kotell tërheq turistët me itineraret kulturore, peizazhet me borë dhe mundësinë për të skijuar në mesin e palosjeve të malit Stara Pllanina. Një kompleks skijimi u krijua rreth 4 km nga qendra e qytetit në zonën "Tre Erërat". Pista e..