Dita e dëshmorit të shenjtë Ignat Hyjmbajtësi, sipas kalendarit të kishës, është në 20 dhjetor, por kur data bie të dielën siç është sivjet, festa zhvendoset një ditë më parë. Ja përse këtë vit ajo kremtohet më 19 dhjetor.
“Mundohej nëna e Zotit nga dita e Shën Ignatit deri në Krishtlindje” – ky është motivi kryesor i shumë këngëve popullore. Sipas besimit popullor dhimbjet e lindjes së Shën Marisë fillojnë pikërisht në ditën e Shën Ignat Hyjmbajtësit. Prandaj gratë nuk punojnë këtë ditë. Gjellët përgatiten në vigjiljen e festës.
Në ditën e Shën Ignatit bëhet një darkë me tymosje. Tymosja kryhet vetëm në festa të mëdha, kur tryeza është njëkohësisht festive dhe përkujtimore. Sipas besimit popullor, në ditën e solsticit të dimrit (22 dhjetor) lind dielli i ri, Zoti i Ri. Një nga simbolet materiale të diellit dhe Zotit në përfytyrimet tradicionale të bullgarit është buka, e cila zë vend të rëndësishëm në të gjitha ritet popullore. Cilat janë bukët rituale që ishin përgatitur dikur në dhjetë ditët e fundit të vitit, do të mësoni nga botimi “Bukët e ritit nga Dita e Shën Ignat Hyjmbajtësit deri në Krishtlindje” nga koleksioni i Radio Bullgarisë.
Ditën e tretë pas Lindjes së Krishtit, më 27 dhjetor, Kisha jonë Ortodokse nderon kujtimin e Shën Stefanit - martirit të parë të krishterë. Emri i tij do të thotë "kurorë" dhe vjen nga greqishtja "στέφανος" (stéphanos). Ai simbolizon fitoren dhe..
Kanë kaluar 40 vjet nga protesta e parë kundër ndryshimit të detyruar të emrave të turqve bullgarë nga regjimi komunist. Në këtë ditë të vitit 1984 në fshatin Mleçino të bashkisë së Ardinos mblidhen mbi 3 mijë persona - njerëzit nga fshatrat e afërta Gorno..
Më 23 dhjetor Kisha Ortodokse Bullgare nderon Shën Naumin e Ohrit. Naumi ishte një studiues dhe shkrimtar bullgar mesjetar, i lindur rreth vitit 830. Vdiq më 23 dhjetor 910. Ai ishte me origjinë fisnike, por la gjithçka dhe ndoqi apostujt e..