Në kishat e kryeqytetit “Lindja e Krishtit” dhe “Shën Joan Rillski” u kryen mesha për bekimin e vajit për shëndetin e të sëmurëve nga koronavirusi.
Priftërinj nga Sofja të cilës e kaluan sëmundjen kanë ndërmend që nga 20 dhjetor deri më 23 dhjetor të vizitojnë repartet Covid në spitalet e Sofjes që të mirosin me vaj të shenjtë dhe të spërkasin me ujë të shenjtë pacientët dhe gjithë stafin mjekësor.
Nisma realizohet me bekimin e Patrikut Neofit. Nga Mitropolia e Shenjtë e Sofjes rikujtojnë se ky nuk është aksioni i parë bamirës i klerit bullgar. Ditën e Familjes së Krishtere 21 nëntor, priftërinj dhuruan gjak në përkrahje të mjekëve në luftimin e tyre për shpëtimin e të sëmurëve nga Covid-19.
Në Sofje u zbuluan migrantë të paligjshëm nga Siria, Iraku dhe Irani, 10 persona nga një grup i organizuar kriminal janë arrestuar. Këtë e tha për gazetarët Desisllava Petrova, zëvendësprokurore e qytetit të Sofjes. Nga këta 10 persona, dy janë akuzuar..
“Shohim një plan racional për paqe të shpejtë nga presidenti Donald Trump, sipas të cilit situata në fushën e betejës po zhvillohet jashtëzakonisht në mënyrë të pafavorshme për Ukrainën dhe ai po përpiqet të parandalojë zhvillimin e një skenari edhe..
Rreth 90% e antikave të sekuestruara gjatë një operacioni ndërkombëtar kundër një rrjeti për trafik të vlerave kulturore do t’i kthehen Bullgarisë. Këtë e deklaroi për “Nova televizija” zëvendësministri i kulturës Todor Çobanov. “Bëhet fjalë për një..