Që nga 21 dhjetori deri më 3 janar 2021 është ndaluar hyrja në Bullgari e të gjithë pasagjerëve që vijnë nga Britania e Madhe dhe Irlanda e Veriut përmes të gjitha pikave të kalimit kufitar, me të gjitha llojet e transportit, bëri të ditur Ministri i Shëndetësisë .
Masa u vendos për shkak të një shtami të ri të Covid-19 për të cilin ka të dhëna se po përhapet në territorin e Britanisë së Madhe.
Ndalesa nuk u përket shtetasve bullgarë dhe personave me statusin e qëndrimit të përhershëm, ose afatgjatë në territorin e Bullgarisë, si dhe anëtarëve te familjeve të tyre. Pas hyrjes së tyre në vend ata duhet të vendosen në një karantinë 10 ditore. Në karantinë janë edhe të mbërriturit nga Britania e Madhe (kryesish shtetas bullgarë) me tri fluturimet e fundit nga Britania e Madhe.
Vendimi për aplikimin e kufizimeve u mor në një takim të jashtëzakonshëm tek Kryeministri Bojko Borisov, me pjesëmarrjen e Ministres së Jashtme Ekaterina Zaharieva, Ministrit të Transportit Rosen Zheljazkov dhe Ministrit të Shëndetësisë Kostadin Angellov.
Para programit “Horizont” të BNR-së korrespodenti ynë në Londër Veselin Paunov tha se shumica e bullgarëve kanë arritur të largohen nga Ishulli para se të hyjnë në fuqi kufizimet e reja, por pritet që ata të kenë probleme pas mbërritjes së tyre në vend pas festave.Policia Kufitare ju kujton se në pjesën bullgare të urës së Danubit afër Ruse në kufirin tonë me Rumaninë janë duke u bërë riparime të mëdha, për këtë arsye është vendosur një organizim i përkohshëm i qarkullimit. Qarkullimi kryhet në një..
Të premten, temperaturat minimale do të jenë nga 7 deri në 12 gradë. Në Sofje temperatura do të jetë rreth 10°. Gjatë ditës, vranësirat mbi rajonet perëndimore dhe qendrore do të pakësohen dhe do të mbetet kryesisht me diell. Pas mesditës, do të..
Shpërthimet në një bujtinë të OKB-së më 19 mars në Gaza, të cilat vranë punonjësin bullgar të OKB-së Marin Marinov dhe plagosën rëndë pesë persona të tjerë, ishin shkaktuar me shumë gjasa nga dy predha izraelite tankesh. Kështu thonë ekspertët që kanë..
Qeveria e kryesuar nga Rosen Zheljazkov i mbijetoi edhe një votë mosbesimi. Sot deputetët do të votojnë mocionin e dytë të mosbesimit..
Shpërthimet në një bujtinë të OKB-së më 19 mars në Gaza, të cilat vranë punonjësin bullgar të OKB-së Marin Marinov dhe plagosën rëndë pesë persona të..
Me kryeministrin Rosen Zheljazkov, diskutuam planin e BE-së për një strategji të re për Detin e Zi, të cilën Komisioni Evropian do ta paraqesë së..