Në qytetin Karllovo u bënë homazhe dhe u vendosën kurora për heroizmin e 13 ushtarakëve bullgarë të vrarë gjatë kryerjes së detyrës në operacionet e forcave shumëkombëshe në Irak. Më 27 dhjetor, 17 vjet më parë, në Qerbela, pas një sulmi me bombë, pesë ushtarë bullgarë u vranë dhe 27 të tjerë u plagosën rëndë, kujton BTA. Bullgaria u bashkua me operacionin në Irak nga 22 gusht 2003 deri në fund të vitit 2008 me 11 kontingjente. Viktimat që vendi ynë dha gjatë operacioneve janë 13. Që nga dita e sulmit të përgjakshëm e deri më sot, njësitë ushtarake, një pjesë e të cilave ishin ushtarët e vrarë, marrin pjesë në pelegrinazhe në kujtim të kolegëve të tyre para Monumentit për të Vrarët në Luftën kundër Terrorizmit Global në qytetin Karllovo dhe në vendet e tyre të lindjes.
Festivali i katërmbëdhjetë tradicional i grupit etnografik hërcoi do të mbahet sot, 9 gusht, në fshatin Kacellovo, bashkia Dve Mogili, rajoni Ruse. Eventi, i cili është nën patronazhin e kryetares së bashkisë Dve Mogili Marieta Petrova, do të fillojë..
Të shtunën , temperaturat minimale do të jenë nga 16 deri në 23°, në Sofje – 16°. Gjatë ditës do të jetë me diell. Do të fryjë erë e lehtë, në rajonet juglindore mesatare, nga lindja-verilindja. Temperaturat ditore do të rriten edhe më shumë...
Nuk ka një orar të qartë për dorëzimin e gjashtë avionëve të mbetur luftarakë F-16 Block 70 në Bullgari. Kjo u tha në një përgjigje me shkrim nga Ministri i Mbrojtjes Atanas Zaprjanov në përgjigje të një pyetjeje nga deputeti Ivajllo Mirçev. Ministri..
Një kontingjent ushtarak i Ushtrisë Bullgare u nis për një mision paqeruajtës në Kosovë, njoftoi korrespondenti i BNR nga Shumeni, prej nga sot u..
Të premten , temperaturat minimale do të jenë nga 16 deri në 23°, në Sofje - 16°. Do të jetë me diell gjatë ditës. Do të ketë vranësira mbi male, me..
Prodhimi i makinave të para të blinduara luftarake Stryker për Bullgarinë ka filluar tashmë në SHBA dhe është sipas planit. Kjo u njoftua për gazetën..