Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Qeveria bullgare është gati për të ndihmuar për kapërcimin e pasojave të tërmetit në Kroaci

Foto: EPA/BGNES

Kryeministri Bojko Borisov shprehu ngushëllime të thella për tërmetin, i cili shkaktoi dëme materiale dhe lëndime në njerëz në Kroaci. Lidhur me këtë, ai pati një bisedë telefonike me Kryeministrin e Kroacisë Andrej Plenkoviç, njoftoi zyra e shtypit e qeverisë.

“E gjithë Bullgaria ndan tragjedinë e popullit kroat, ne shprehim shpresën për një shërim të shpejtë të të dëmtuarve dhe një rikuperim të shpejtë të dëmeve materiale”, theksoi Borisov.

Ai shprehu gatishmërinë e qeverisë bullgare, nëse është e nevojshme, për të ndihmuar në kapërcimin e pasojave të tërmetit.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi I motit për 27 nëntorin 2024

Ditën e mërkurë do të jetë kryesisht me diell. Era gradualisht do të orientohet nga perëndimi-veriperëndimi dhe do të jetë e lehtë deri mesatare. Temperaturat minimale priten nga minus 3° dhe 2°, në Sofje - rreth minus 1°, dhe maksimale - midis..

botuar më 24-11-26 7.35.MD

Është përgatitur vendimi për anëtarësimin e plotë të Bullgarisë dhe Rumanisë në Shengen

Sipas informacioneve jozyrtare, Presidenca Hungareze e Këshillit të BE-së ka përgatitur vendimin për pranimin e plotë të Bullgarisë dhe Rumanisë në Shengen. Në draft-dokument thuhet se nga 1 janari 2025 hiqen kontrollet në kufijtë e brendshëm tokësorë me..

botuar më 24-11-26 6.23.MD

Gjykata pranoi për shqyrtim kërkesat për anulimin e zgjedhjeve parlamentare

Gjykata Kushtetuese pranoi për shqyrtim pesë kërkesat për anulim të pjesshëm ose të plotë të zgjedhjeve për Asamblenë e 51-të Kombëtare të paraqitura nga PP-DB, Vëzrazhdane, ITN, BSP dhe Veliçie. Do të duhet të kryhet një rinumërim i votave me makinë dhe në..

botuar më 24-11-26 5.37.MD