Thonë se talenti i vërtetë është i pashoq, në të gjithmonë ka diçka origjinale dhe personale, pavarësisht se në fund të fundit a i përket botës. Talenti gjithmonë do të gjejë rrugën e vet, pavarësisht nga vështirësitë. E dëshmuan mijëra muzikantët, artistët, mjeshtrit e vallëzimit, të cilët, akoma gjatë ditëve të para të izolimit, bujarisht e ndanin artin e vet online - në interpretime drejtpërsëdrejti dhe përmes incizimeve...
Në ditën e fundit të vitit 2020 zgjodhëm për ju tri incizime në video të interpretuesve bullgarë me famë botërore - Sonja Jonçeva, Vesko Eshkenazi dhe Vasko Vasilev. Ata prej kohe janë etalon i profesionalizmit, emrat e tyre janë të njohur për specialistët dhe adhuruesit nëpër të gjithë botën. Ambasadorë të “artit të lartë”, me arritje dhe shfaqje serioze, ata nuk ngurojnë të tregojnë dhe anën e vetme më pak serioze.
Vesko Panteleev Eshkenazi koncert mjeshtër shumëvjeçar i Orkestrës Mbretërore Koncertgebau në Amsterdam Royal Concertgebouw Orchestra, solist, interpretues dhome me bashkëpunime të shumta muzikore. Projekti i tij i radhës bashkë me Peçenkata - një mjeshtre e njohur në bijtboks, duhej të realizohej gjatë vitit 2020. Por, u nevojit ta bëjnë në distancë. Ja dhe një nga pjesët:
Sopranoja jonë me një njohje botërore Sonja Jonçeva i pushtoi zemrat e melomanëve, të cilët kanë ndjekur koncertin online përpara kullës Eifel në lidhje me festën kombëtare të Francës që u transmetua nëpër të gjithë botën. Kurse në festivalin në Salzburg në interpretim të saj tingëlloi një këngë e dashur bullgare. Incizimi në video, të cilin ju propozojmë e prezanton Sonjën në një rol të pazakonshëm. Pavarësisht nga kjo, është një kujtim shumë ledhatues për projektin e saj më të suksesshëm - familja. Sepse këtu ajo është në duet me bashkëshortin e saj – dirigjentin e njohur Domingo Hindojan.
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Sindi Nikollofski Foto: Veneta Nikollova, alexanderyossifov.com
Adhuruesit e xhazit e dinë tashmë – në kulmin e verës Bansko bëhet kryeqyteti i xhazit i Bullgarisë! Dëshmi e suksesit të Festivalit Ndërkombëtar të Xhazit në shkallë të gjerë është zgjerimi i tij – këtë vit për herë të parë do të zgjasë dhjetë..
Rërë, ujë, rreze, në livadhe – vesë… Të gjitha këto i gjejmë në këngën e re origjinale të Teddy Velvet "E tashmja ime", e cila përfshin njerëzit më të dashur për Teddy-n: djalin e saj, babain e saj dhe të dashurin e saj. "E tashmja ime" është..
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Sindi Nikollofski Foto: Veneta Nikollova, alexanderyossifov.com