Që nga 1 janari i këtij viti, Holdingu Rus “Gazprom” filloi të furnizojë Serbinë dhe Bosnjë dhe Hercegovinën me gaz natyror përmes Turqisë dhe Bullgarisë. Kjo theksohet në një deklaratë të kompanisë ruse, cituar nga agjencia TASS.
Nga Rusia, gazi transportohet përmes tubacionit të gazit në “Gazsjellësin Turk”, duke kaluar përmes territorit të Turqisë dhe përmes sistemit të transportimit të gazit të Bullgarisë, nga ku arrin në Serbi. Furnizimet në këtë rrugë u bënë të mundshme falë zgjerimit dhe futjes së kapaciteteve të reja të transportimit të gazit nga “Bulgartransgaz” në territorin e Bullgarisë dhe nga “Gastrans d. o. o. Novi Sad” në territorin e Serbisë.
Bullgaria nuk mund të ndërhyjë në procesin e spiunazhit ndaj shtetasve bullgarë në Britaninë e Madhe. Kështu deklaroi kryeministri Rosen Zheljazkov në kuadër të kontrollit parlamentar në përgjigje të një pyetjeje nga partia “Velichie”. “Drejtësia..
Dje patriarku bullgar Daniil priti në takim Princin Ghazi bin Mohammad – kryekëshilltarin e Mbretit Abdullah II për çështje fetare dhe kulturore, njoftoi Patriarkana Bullgare. Princi është pjesë e delegacionit zyrtar të mbretit të..
Rritja e taksave toll prek rëndë transportuesit ndërkombëtarë dhe të gjithë të përfshirë në këtë aktivitet në vendin tonë. Megjithë takimin e përfaqësuesve të transportuesve me Ministrin për Zhvillim Rajonal dhe Punë Publike, Ivan Ivanov, i cili ka..
Me rastin e Ditës Botërore të Shëndetësisë - 7 prill, kryeministri Rosen Zheljazkov shprehu vlerësimin dhe respektin e thellë për mjekët dhe..
Shoqata civile "Engjëjt në rrugë" organizoi një protestë para Gjykatës në Sofje kundër aksidenteve rrugore që morën qindra jetë. Procesioni kaloi..
Përmirësimi i rrjetit rrugor kërkon rreth një miliardë euro në vit, në vazhdim të 10 viteve. Para BNR-së, Jasen Ishev, kryetar i Sindikatës Shkencore dhe..