Pritet që deficiti në buxhetin e shtetit për vitin 2020 të jetë 1.84 miliardë euro, në vend të 2.65 miliardë eurove të shënuara në ligj. Ministria e Financave parashikon se deficiti do të jetë 3% e PBB-së së pritur. Mjetet kanë për qëllim luftimin e efekteve të pandemisë. 1.43 miliardë euro janë përdorur për stimuj të ndryshëm fiskalë në ekonomi. 409 milionë euro janë ridrejtuar nga fondet në programe të ndryshme të BE-së.
Të ardhurat totale në thesarin për vitin 2020 do të jenë 22.6 miliardë euro, në vend të 22.2 miliardëve të parashikuar. Për shkak të masave për përballimin e pandemisë, shpenzimet e qeverisë vitin e kaluar kanë qenë 24.4 miliardë euro, ndërsa në vitin 2019 - 23.1 miliardë euro, bëri të ditur BTA.Ka filluar modernizimi i bazës prodhuese të ndërmarrjes së vetme shtetërore të përpunimit të qumështit “LB Bulgaricum” në Vidin, siç ishte premtuar nga pushtetarët. Renovimi i bazës prodhuese do të kryhet në faza, njoftoi Ministria e Ekonomisë. Në..
Dorëzimi i parë i gazit natyror në Bullgari u bë sot përmes terminalit të ri në qytetin grek Aleksandrupolis. Funksionimi komercial i objektit është fakt që prej 1 tetorit të këtij viti dhe vendi ynë është pronar i 20% të projektit, i cili..
Më 1 tetor në Burgas hapet zyrtarisht uzina e parë bullgare për automobila të blinduar të kompanisë International Armored Group (IAG). Në bazë, të vendosur në një sipërfaqe prej 150 mijë metrash katrorë, do të prodhohen pajisje mbrojtëse bullgare..