“Ai mbase ishte miku më i besuar të cilin ka pasur populli bullgar – në këtë mënyrë gazeta e autoritetshme britanike “The Times” përshkruan korrespondentin e vet shumëvjeçar në Gadishullin Ballkanik James Bourchier. Pasi ka jetuar në Bullgari një çerek shekull, Bourchier kthehet në një nga mbrojtësit më të autoritetshëm të kauzës bullgare, kurse dashuria e tij ndaj vendit tonë buron dhe depërton përmes reportazheve të tij të shumta.
Ai ka lindur më 18 dhjetor 1850 në qarkun e qytetit Limerick - Irlandë. Ka qenë shumë i arsimuar për kohën e vet në fushën e shkencave humanitare. Fillon të japë mësim në Ethan, por njëkohësisht me këtë shkruan dhe një sërë materialesh, me të cilat e tërheq vëmendjen e gazetës britanike me më shumë ndikim “The Times”. Për një kohë të shkurtër fiton një popullaritet të madh dhe besimin e gazetës, e cila e ngarkon me një detyrë të vështirë dhe përgjegjëse – të bëhet korrespondent për Evropën Juglindore. Kështu duke shëtitur nëpër gadishull, ai bëhen një ekspert i madh i politikës ballkanike.
James Bourchierzgjedh për të jetuar dhe për të punuar në Bullgarinë pas Çlirimit dhe mbetet në Sofje në periudhën 1892-1915. Shumë shpejt irlandezi është i pushtuar nga shteti ballkanik - ai lidh miqësi, pasionohet pas folklorit bullgar, mban veshje popullore bullgare, pi raki, ha qepë dhe madje fle i mbuluar me jamurlluk /gunë/.
Sidoqoftë, artikujt e gazetarit janë prova më e fortë e qëndrimit të tij ndaj vendit tonë dhe njohurive të tij për situatën në regjion. Ato janë një mundësi që publiku anglez të njihet në detaje me ngjarjet.
Në punën e gazetarit vihet re një synim i vazhdueshëm drejt objektivitetit.Sipas historianëve kjo duket mirë në disa artikuj jo dhe shumë të këndshëm për vendin tonë. Korrespondenti i gazetës “The Times” largohet nga Bullgaria me hyrjen e vendit tonë në Luftën e Parë Botërore gjatë vitit 1915, por më vonë shkruan disa artikuj, në të cilët dënon klauzolat e Traktatit Paqësor të Neuilly-sur-Seine, duke i përcaktuar si “shumë të ashpra”.
Pas vdekjes së tij gjatë vitit 1920 James Bourchier është i varrosur tek ne, në afërsi me Manastirin e Rillës.
Gazetari irlandez e dashuron Bullgarinë, por dhe ajo e do atë. Në ditët tona, në godinën përballë ish Pallatit Mbretëror në Sofje, në të cilin ka jetuar James Bourchier, ka një pllakë-monument të ndërtuar për nder të tij. Në një nga kopshtet e kryeqytetit ngrihet dhe busti i tij - monument, kurse në malin Rilla ka dhe një majë malore, e cila mban emrin e tij . Në këtë mënyrë Bullgaria shpreh mirënjohjen e vet ndaj një njeriu të huaj, i cili e ka dashur shumë vendin tonë dhe i cili ka marrë guximin ta mbrojë në një nga kohërat më të vështira për të, rikujton agjencia BGNES.
Përpiloi: Elena Karkallanova
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: BGNES
Krasimir Karailiev ka lindur në Sllovaki, por prejardhja e tij është nga Bullgaria. Ai është pasardhës i kopshtarëve bullgarë, fama e të cilëve u përhap në një sërë vendesh evropiane në fund të shekullit të ХІХ-të dhe në gjysmën e parë të shekullit të..
Duke u nis ur nga veriu për në jug , nga rajonet malore të Gorës dhe Gol l o bo rd ë s dhe duke zbritur drejt pikës më juglindore të Shqipërisë, fshatin Vërnik , do të dëgjoni t ë flitet gjuha bullgare. Në disa nga këto vende, për..
Krahas rajoneve historiko-gjeografike të Gorës dhe Gollobordës, popullsi kompakte bullgare ka edhe në pjesën juglindore të Shqipërisë. Edhe pse migrimi ekonomik i viteve të fundit ka pasur një ndikim negativ, bullgarët në rajonin e qyteteve Korçë,..
Vetëm disa kilometra në perëndim të kufirit midis Greqisë dhe Shqipërisë dhe rreth 40 kilometra nga qendra rajonale e Korçës ndodhet qyteti shqiptar i..