Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Dimri i pazakontë i ngrohtë i mbajti patat me gjoks të kuq larg shtëpisë së tyre të dimrit

Foto: arkiv

Temperaturat e larta për këtë stinë janë shkak që patat me gjoks të kuq globalisht të rrezikuara akoma të mos kthehen në shtëpinë e tyre të zakonshme dimërore-liqenet Shablla dhe Durankullak në bregdetin verior bullgar. Kjo u bë e qartë nga numërimi i fundit i koordinuar i shpendëve në Ukrainë, Rumani dhe Bullgari.

Në kushte normale dimërore e gjithë popullata botërore e këtij lloji, e cila numëron rreth 50 000 shpendë, e kalon dimrin në zonat e lagështa të Dobruxhës dhe mund të vërehet në Bullgari dhe Rumani që nga muaji nëntor deri në muajin mars.

Bëhet fjalë për Branta ruficollis - pata më e bukur e egër në Evropë dhe në Azi. Gjatësia e trupit të saj arrin deri më 56 centimetra, kurse hapja e krahëve-deri më 135 centimetra. Kjo është pata e vetme me pendë të ndritshme, gjë e cila e bën jashtëzakonisht atraktive.

Në ditët e fundit të vitit 2020, u saktësuan mezi rreth 18 000 pata me gjoks të kuq, ku pjesa më e madhe janë në Rumani. Përgjatë lumit Danub-në rajonin Svishtov-Belene dhe në zonat e lagështa rreth qytetit Burgas dhe në Dobruxha u numëruan rreth 130 përfaqësues të këtij lloji të rrallë.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Zyrtarisht – fillon sezoni turistik veror 2025

Sezoni veror 2025 fillon zyrtarisht sot, 31 maj, në Pomorie . "Pomorie zë një vend të rëndësishëm në hartën turistike të Bullgarisë dhe ofron një kombinim të shkëlqyer të detit, historisë, kulturës, balneologjisë dhe SPA-së", njofton Ministria e..

botuar më 25-05-31 8.05.PD

Fshati Minerallni Bani pret etno festivalin "Fëmijët e Ballkanit"

Mbi 2200 fëmijë nga e gjithë Bullgaria, Bosnja e Hercegovina, Kosova, Moldavia, Republika e Maqedonisë së Veriut, Serbia, Mali i Zi, Ukraina po marrin pjesë në Festivalin e 22-të Ndërkombëtar Etno për Fëmijë "Fëmijët e Ballkanit - me spiritualitet në..

botuar më 25-05-30 4.59.MD

Mungon komunikim cilësor midis adoleshentëve dhe prindërve të tyre

Në prag të 1 Qershorit - Ditës së Fëmijëve, UNICEF dhe Instituti Kombëtar i Statistikave prezantojnë "Fëmijët në Bullgari: Të dhëna dhe tendenca kryesore për vitin 2024", një përmbledhje e treguesve demografikë, shëndetësorë, arsimorë dhe..

botuar më 25-05-30 2.06.MD