Programi i ditës
Audio Player
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Reshjet e mëdha të shiut kanë shkaktuar probleme në një numër vendbanimesh

Reshjet e mëdha të shiut
Foto: BGNES

Sot në të gjithë vendin është në fuqi një kod i verdhë paralajmërues për reshje të konsiderueshme, kurse në 5 zona të Bullgarisë Jugore dhe Juglindore kodi është portokalli. Aty priten sasi më të mëdha shiu. Reshjet do të vazhdojnë deri në të mërkurë - të enjte, pas së cilës pritet një rrënje e menjëhershme e temperaturave.

Ndaj momentit një sërë vendesh të populluara në rrethin e qytetit Vidin dhe në rajonin e qytetit Montana janë pa korrent ose kanë probleme me furnizimin me energji elektrike, njoftoi Borisllava Llukanova nga kompania e shpërndarjes së energjisë elektrike CEZ, e cila furnizon me korrent Bullgarinë Perëndimore. Për shkak të situatës së keqësuar meteorologjike dhjetëra familje në Vraca dhe Mezdra janë pa energji elektrike që nga mbrëmja e kaluar. Reshjet intensive prej shiu dhe një dëborë e lagësht ditën e diel shkaktuan formime prej akulli në shumë vende në rajon.

Bashkia e qytetit Trën shpalli një gjendje fatkeqësie, pasi lumi Erma doli nga shtrati i tij në tokën e qytetit Trën dhe përmbyti shtëpitë dhe oborret.

Degë të rëna dhe gurë vështirësojnë lëvizjen e automobilave nëpër rrugët e rajoneve të ndryshme të vendit. Reshjet e mëdha të borës mbyllën edhe Qafën e Petrohanit. Një nga mëngët e lumit Iskar  doli nga shtrati i tij dhe përmbyti një urë në zonën e qytetit të Novi Iskar. Gjatë incidentit janë të përmbytura dhe automobila. Në sajë të reagimit të shpejtë të shërbimit lokal të urgjencës dhe të vullnetarëve u mor një ndihmë në kohë dhe askush nuk u lëndua.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

KE: Hyrja e Bullgarisë dhe Rumanisë në Shengen forcon ekonominë e BE-së

Hyrja e plotë e Bullgarisë dhe Rumanisë në zonën Shengen forcon ndjeshëm ekonominë e BE-së. Kjo theksohet në një raport të Komisionit Evropian mbi gjendjen e zonës pa kufij, të paraqitur sot. Raportohet se që nga fillimi i këtij viti, të dy vendet..

botuar më 25-04-23 6.38.MD

Tërmeti me magnitudë 6.2 sipas shkallës Rihternë Turqi u ndje në të gjithë Bullgarinë

Një tërmet me magnitudë 6.2 sipas shkallës Rihterme epiqendër në rajonin e Stambollit, u regjistrua sot në orën 12:49 të mesditës, sipas kohës lokale. Tërmeti u ndje në shkallë të ndryshme në të gjithë Bullgarinë, njoftoi BTA, duke cituar Qendrën..

botuar më 25-04-23 4.51.MD

Një meshë mortore për Papën Françesku do të mbahet në Sofje më 28 prill

Një libër i veçantë ngushëllimesh u hap sot në Nunciaturën Apostolike në Sofje në lidhje me vdekjen e Papës Françesku. "Ai dinte të zhvillonte një dialog me njerëzit e kohës sonë me thjeshtësi dhe sinqeritet, duke kërkuar gjithmonë atë që na bashkon..

botuar më 25-04-23 3.49.MD