“Një veprimtari, për të cilën nuk ka përgatitje. Megjithë lodhjen dhe humbjet e mëdha, kënaqësia për pacientët e shëruar dhe përvojën e grumbulluar klinike është e madhe”, Këtë e tha dr. Kallojan Çilingirov nga qyteti Shumen – një mjek i ri, zemërgjerë, i përkushtuar profesionit, i cili në vazhdim të dy muajve kujdeset për pacientët me Covid-19 në spitalin “Pirogov” në Sofje, megjithëse specialiteti i tij është otolaringologji. Ai është ndër specialistët e dërguar nga spitalet dhe repartet e tjera mjekësore për të ndihmuar mjekët në njësitë më të ngarkuara. Mjeku i ri thotë se "situata është më e qetë sesa në nëntor në të gjithë vendin", megjithëse që prej kohe "shoqëria është e polarizuar. Gjysma e njerëzve mbajnë maska kudo, gjysma tjetër nuk interesohet aspak.”
Të shpëtosh jetë njerëzore, duke dalë nga zona e vet e komfortit...
Të gjithë kolegët – mjekë në “Pirogov” po luftojmë kundër kësaj sëmundjeje që nga vetë fillimi i epidemisë, sepse rasti i parë ishte në spitalin tonë. Kur numri i të sëmurëve u rrit shumë gjatë nëntorit, atëherë u ndje mungesa e madhe e mjekëve, të cilët mund të punojnë në këto reparte. Atëherë çdo një repart i çdo klinike duhej të dërgonte të paktën një mjek, infermiere dhe sanitar për të punuar atje. Nuk e dinim për sa kohë. Në fillim mendonim – për dy-tre javë, por pas kësaj afati u zgjat deri në fund të vitit. Vendosa se duke pasur parasysh moshën dhe përvojën time trevjeçare duhet të hyj së pari unë, sepse kolegët e mi janë 20-30 vjet më të moshuar nga unë. Kjo ishte kauza ime personale. Disa ditët e para ndieja një adrenalinë të madhe, që nga momenti i mbylljes së derës së shtëpisë, duke shkuar në “Pirogov”. Një stres të tillë nuk kam ndier kurrë deri tani. Kishte momente kur kam menduar se nuk mund të vazhdoj përpara, por puna ishte kaq intensive, se nuk kishte shumë kohë për të menduar. Qëllimi yt i vetëm është të arrish t’i ndihmosh të gjithë këta njerëz, të përballesh me fluksin e pacientëve, i cili ishte shumë i madh.
Pacientët
“Punojmë me qenie të gjalla, të cilat vuajnë dhe janë shumë të trembura. Disa prej këtyre pacientëve madje nuk besojnë se janë sëmurë nga koronavirusi, megjithëse nuk mund të marrin frymë. Ata mendojnë se ky është një spekulim në media, derisa të mos ndeshen me problemin. Pacientët kishin gjithashtu shumë pyetje, nganjëherë ishin të egër, por unë kuptoj se ata janë të mbyllur, të izoluar, nuk kanë njerëz të afërt pranë tyre. Isha nja 12 orë bashkë me ta, nuk kisha kontakte të tjera dhe arritëm të ndihmohemi njëri tjetrin.”
Çfarë mbetet përgjithmonë në kujtesë?
“Nuk do të harroj asnjë prej fytyrave, të cilat i humbëm. Për fat të keq ata nuk ishin pak, megjithë përpjekjet tona.
Nga tregimi për “luftën” drejt “armës” – vaksinat
Sipas dr. Çilingirovit rrjetet sociale kanë një rol të konsiderueshëm sa u përket shqetësimeve të qytetarëve ndaj vaksinave, sepse nëpërmjet tyre përhapet informacion pseudo-shkencor. Ai dha si shembull informacionin se gratë e vaksinuara nuk do të mund të kenë fëmijë dhe pas kësaj pyeti: “Pse përhapet e gjithë kjo?Këto mite duhet të shkurorëzohen publikisht.”
“Qëllimi i vaksinave është imunizimi kolektiv”– është kategorik mjeku, i cili së shpejti do të vaksinohet. Shumica e kolegëve, të cilët ende nuk janë sëmurur do të vaksinohen – tha para BNR-së mjeku i ri dr. Kallojan Çilingirov.
Përpiloi: Elena Karkallanova (në bazë të intervistës së Llëçezar Vëlevit, programi “Horizont”, BNR)
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Foto: arkiv personal dhe BGNES8000 bullgarë janë kthyer në Bullgari dhe afro 12 000 janë larguar prej saj në vitin 2023, tha për programin “Horizont” të BNR-së Magdalena Kostova, drejtoreshë e Drejtorisë së “Statistikave Demografike dhe Sociale” në Institutin Kombëtar të..
Ekspedita e parë kërkimore bullgare në Antarktidë u zhvillua në pranverën e vitit 1988 dhe me të filluan edhe studimet e njëpasnjëshme shkencore të studiuesve vendas në Kontinentin e Akullit. "Këto janë kushtet më ekstreme në të cilat një person mund..
Një ekuipazh në detyrë i avionit C-27J "Spartan" nga Baza Ajrore “Vrazhdebna” siguroi transportin ajror nga Sofja në Tiranë të Shqipërisë, të një ekipi mjekësor të përbërë nga specialistë të ndryshëm mjekësorë dhe pajisjet e tyre. Këtë të shtunë dhe..
Ambasada e Francës dhe Instituti Francez i Kulturës mblodhën së bashku shkencëtarët për të prezantuar eksperiencën e tyre mbi sfidat shkencore në..
Shfaqja e Bernard Shaw "Armët dhe njeriu" (“Arms and the Man”) me regji të John Malkovich , e cila u prezantua në Teatrin Popullor në ditën e 139-vjetorit..
Ekspedita e tridhjetë e tretë polare bullgare po shkon drejt Antarktidës për të vazhduar kërkimet e saj shkencore në bashkëpunim me shkencëtarë nga vende..