Rrugë të përmbytura, oborre dhe shtëpi plot me ujë, fshatra dhe mëhalla të mbyllura si rezultat i rrëshqitjes së dheut - kjo është pamja e përgjithësuar në Bullgari pas shirave të rrëmbyeshëm njëzetekatërorësh. Për fat, nuk ka të dhëna për njerëz në vuajtje ose njerëz të vdekur. Situata meteorologjike tanimë është më e qetë dhe po ndërmerren veprime aktive për normalizimin e situatës.
Në Bullgarinë Jugperëndimore në rrethin e qytetit Bllagoevgradit reshjet janë të zëvendësuara me temperatura shumë të ulëta dhe një erë të fortë, kurse sipërfaqja e lagur e rrugëve në shumë vende është kthyer në akull, njofton korrespondentja e Radios Kombëtare Bullgare Keti Trençeva. Por, përpara kësaj shirat e stuhishme, të gërshetuara me temperatura të larta dhe një shkrirje aktive të dëborës, i vunë në sprovë njerëzit dhe institucionet. Urat e rrëmbyera nga uji dhe shtëpitë e përmbytura janë vetëm një pjesë e peizazhit. Tepër serioze janë dëmet nëpër luginën e lumit Mesta. Rrëshqitja e dheut mbylli për afro 6 orë rrugën midis vendpushimit malor Bansko dhe qytetit Goce Dellçev/ në afërsi me pikën kufitare “Ilinden” në kufirin me Greqinë/.
Banuesit vendas pohojnë se, mbi 80% nga pritat e lumit Mesta janë të kompromentuar. Janë aktivizuar rrëshqitje të dheut, ka rrugë të shembura dhe të përmbytura, është trazuar infrastruktura ujore dhe shtëpitë janë të përmbytura - i tillë është bilanci nga fatkeqësia e djeshme e ujit në regjion.
Fermeri Ivan Sabahllëkov sqaron se, mëhalla e poshtme e qytetit Haxhidimovo është e përmbushur me ujë dhe ka njerëz, të cilët nuk ka se ku të shkojnë. “Të ashtuquajturat prita humbën krejtësisht - pohon ai. Tanimë nuk ka forcë, e cila të mund t’i ndërtojë. Këto pajisje kushtojnë jashtëzakonisht shtrenjtë. Thjesht jemi të dënuar”. Mbetet në fuqi vërejtja dhe monitorimi 24 orësh të lumenjve dhe digave në të gjithë rrethin e Bllagoevgradit.
Në Bullgarinë Juglindore gjendja është po kështu shqetësuese. Lëvizja nëpër rrugë midis qyteteve detare Burgas - Primorsko tanimë është rivendosur. Shiu tanimë ka pushuar. Gjatë natës lumi Veleka, i cili e ka ngritur nivelin e vet, ka përmbytur rrugën për në Sinemorec, njofton në reportazhin e vet Daniella Kostadinova. Nuk ka të dhëna për njerëz në vuajtje, por ka oborre dhe kate nëntokësore të përmbushura me ujë. Lajmi pozitiv është se, niveli i pendës Kamçia është rritur mjaftë, gjë e cila i jep bazë zëvendës guvernatorit të rrethit Vlladimir Krumov të pohojë se, krizë të ujit për të cilën alarmonin banuesit vendas gjatë muajve të verës nuk do të ketë.
Që të gjitha 10 bashkitë në rajonin e qytetit Smoljan /në Bullgarinë Jugore/ janë të prekur nga shirat e stuhishme, të cilat tanimë ndaluan. Në një gjendje të pjesshme të jashtëzakonshme mbeten bashkitë Dospat dhe Madan. Sot vazhdojnë veprimtaritë rreth mënjanimit të rrëshqitjeve të dheut dhe hapjes së pranisë deri në fshatra dhe mëhalla. Bashkitë do të paguajnë veprimtaritë dhe aktivitetet e restaurimit me para personale, por shpresojnë dhe për ndonjë ndihmë nga shteti, komentojnë kryetarët e bashkive. Lumenjtë kanë zvogëluar ndjeshëm vëllimet e tyre. Rrugët e rrjetit rrugor kombëtar janë trajtuar, por ka rrezik nga rrëshqitja e masave tokësore. Ka mjegull, informon në reportazhin e vet për Radion Kombëtare Bullgare Radostina Çernokova.
Në qytetin Velingrad situata po kështu po normalizohet. Të gjithë lumenjtë dhe rezervuarët janë nën një mbikëqyrje 24 orëshe. “Mendojmë se, ndaj momentit qytetarët duhet të jenë të qetë, nuk ka problem për sigurinë dhe për shëndetin e tyre” - tha për Radion Kombëtare Bullgare kryetari i shtabit të krizës Atanas Paligorov.
Sot fillon shkarkimi i kontrolluar i ujit nga tre diga në territorin e qytetit Pleven /në Bullgarinë Qendrore Veriore/. Qëllimi është mbajtja e një vëllimi të lirë të pajisjeve dhe moslejimin e situatave të avarisë dhe krijimin e rrezikut prej përmbytjeve.
Me rënien e temperaturave të ajrit në shumë vende në Bullgari reshjet e shiut u zëvendësuan me dëborë. Në lidhje me këtë njerëzit të cilët ndërmarrin udhëtime duhet të lëvizin me një vëmendje të rritur. Më herët dëborë ka rënë në rajonin e qytetit Tutrakan buzë lumit Danub, ku dhe shtresa e dëborës është më e madhe rreth 10 centimetra. Rrugët nga rrjeti republikan në Bullgarinë Verilindore janë spastruar deri në asfalt në kushtet e shkrirjes së dëborës nëpër to, njoftuan nga Administrata Rajonale e Rrugëve në qytetin Silistra.
Prognoza është që reshjet e dëborës të vazhdojnë me ndërprerje deri në fund të javës.
Përpiloi: Elena Karkallanova /në bazë të informacionit të korrespondentëve të RKB nëpër vend/
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: BGNES
Ambasada e Francës dhe Instituti Francez në Bullgari, në partneritet me Institutin Polar Francez "Paul-Emile Victor", Institutin Antarktik Bullgar, Universitetin e Sofjes "Shën Kliment Ohridski" dhe Televizionin Kombëtar Bullgar organizojnë një takim..
Bullgarët e Besarabisë janë "pjesë e pandashme e fuqisë kombëtare bullgare, e bashkësisë shpirtërore dhe kulturore bullgare. Ata do të mbeten sepse lidhja mes nesh dhe tyre është e pathyeshme" - shkroi numri i vetëm i gazetës "Besarabia Bullgare",..
Votë inercie. Votë me pikën e fundit të shpresës se nesër çdo gjë do të jetë mirë dhe ne do të takohemi për zgjedhje pas katër vitesh. Një votë inati për politikanët, për ne, për të tjerët që nuk kanë votuar. Qëndrimet janë shumë të ndryshme -..
Rezultatet e referendumit për anëtarësimin e Moldavisë në BE, si një qëllim strategjik për t'u shkruar në kushtetutën e vendit, përforcuan pikëpamjen..
Më 31 tetor festojmë Ditën Ndërkombëtare të Detit të Zi. Qëllimi i saj është të tërheqë vëmendjen e shoqërisë për problemet e detit dhe mënyrat për..
Persona me aftësi të kufizuara mendore ndajnë këndvështrimin e tyre unik mbi trashëgiminë arkitekturore të Sofjes në ekspozitën fotografike "Histori..