Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Itineraret e Rodopeve – një vizitë në fshatin Smiljan

Në qoftë se i pyesni bashkatdhetarët tanë se cila është gjella tipike bullgare përgjigja e zakonshme në shumicën e rasteve do të jetë “fasulja”. Çorba aromatike e fasules gjithmonë ka qenë pjesë e trapezës bullgare. Ndërsa lloji më i njohur i fasules bullgare është ai i fshatit Smiljan.

Smiljan është një nga vendbanimet më të vjetra në Rodopet e Mesme, ndodhet vetëm 15 km. larg qytetit Smoljan dhe është një parajsë e vërtetë për turistët. Jo vetëm për shkak të kuzhinës së shëndetshme vendase, ku mbizotërojnë gjellët prej fasulesh! Në qoftë se e vizitoni këtë kënd të egër do të mbeteni të mahnitur nga arkitektura vendase. Shtëpitë e Smiljanit janë ndërtuar prej guri dhe druri dhe dëshmojnë për historinë shekullore të kësaj krahine.

Smiljan është dislokuar në rrjedhën e sipërme të lumit Arda dhe është një pikë fillestare për shëtitje në mal. Turistët mund të vizitojnë shpellën e afërt "Uhlovica", të zbresin në zonën e “Garga Dere dhe në Konakët Agushevi - ansambli më i madh feudal i ruajtur në malin Rodope, etj.

Vendi është më i gjallëruar në fund të vjeshtës, kur këtu mbërrijnë vizitues nga tërë vendi, që të jenë të pranishëm në festivalin kushtuar fasuleve vendase. Programi i tij gëzon mysafirët me ngjyrat e kostumeve popullore të Rodopeve dhe shijen e fasuleve.

Më shumë hollësi për këtë kënd parajse mund të lexoni në artikullin nga koleksioni i Radio BullgarisëPër fshatin Smiljan, fasulen, kandidaturën për Guinness-in dhe ajrin e pastër”.

Foto: Qendra e Informacionit për Vizitorët - Smiljan


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Fillon Java e Madhe - ditët e pësimit të Krishtit

Java e Madhe ose java e pësimit të Zotit Jezu Krisht është e fundit para Pashkëve. Kjo javë është gjithashtu më e rrepta në fund të Kreshmës së Madhe të gjatë, e cila i përgatit besimtarët për Ngjalljen e Krishtit. Fillon pas së dielës në të cilën të..

botuar më 25-04-14 5.55.PD

Dita e Dafinave – me aromë pranvere dhe pritje për Ringjalljen e madhe

Me aromë pranvere dhe me pritjen për Ringjalljen e madhe të Krishtit, Dita e Dafinave (Cvetnica) është një nga festat më të dashura në Bullgari. Që në mëngjes herët, njerëzit mbushin kishat për të nderuar këtë ditë të shenjtë dhe për të ndarë gëzimin e..

botuar më 25-04-13 5.40.PD
Kozmonauti i parë bullgar Georgi Ivanov (djathtas)

46 vjet më parë, Georgi Ivanov u bë kozmonauti i parë bullgar

Sot bëhen 46 vjet nga fluturimi i kozmonautit të parë bullgar Georgi Ivanov. Më 10 prill të vitit 1979 në orën 20:34, sipas orës së Moskës, anija kozmike “Sojuz-33” u hodh në orbitë rreth Tokës. Në bord, së bashku me komandantin e fluturimit Nikollaj..

botuar më 25-04-10 5.37.MD