Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

BE-ja do të bashkëfinancojë qendra të përbashkëta kërkimore në Bullgari

Foto: arkiv

Bullgaria do të marrë mbi 10 mlrd euro në kuadrin e politikës së kohezionit gjatë 7 viteve në vijim, njoftoi Komisioni Evropian.

Brukseli do t’i përkrahë autoritetet bullgare për forcimin e bashkëpunimit midis institucioneve kërkimore dhe biznesit në fusha si tranzicioni i gjelbër dhe ai digjital, si dhe mjekësia moderne. Kjo do të ndodhë nëpërmjet financimit të qendrave të përbashkëta kërkimore.

Për periudhën 2014-2020 BE-ja tashmë ka investuar 160 mln euro në qendra të tilla në kuadrin e programit për rritje inteligjente të arsimit dhe shkencës bullgare, informoi buletini informativ i BNR-së


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Aplikacioni turistik "Go Dimitrovgrad" nis nga puna në Caribrod

Organizata turistike "Caribrod" njofton bashkëqytetarët, vizitorët dhe turistët në territorin e komunës së Caribrodit se nisi nga puna aplikacioni i ri - "Go Dimitrovgrad". Këtë e bën të ditur portali multimedial në gjuhën bullgare dhe serbe FAR,..

botuar më 25-01-09 11.22.PD
Vanja Stefanova

Zëvendës kryeprokurore u zgjodh Vanja Stefanova

Me kërkesë të ushtruesit të detyrës së prokurorit të përgjithshëm Borisllav Sarafov, Kolegji i Prokurorëve i Këshillit të Lartë Gjyqësor në mënyrë unanime zgjodhi Vanja Stefanovën zëvendës-kryeprokurore. Kështu, zëvendësit e Sarafovit bëhen dy. Në..

botuar më 25-01-09 10.46.PD

Parashikimi i motit për 9 janarin

Mëngjesin e së enjtes do të krijohet mjegull në ultësira dhe lugina. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0 dhe 5°, në rajonet ekstreme lindore 8-10°, në Sofje rreth 1°. Temperaturat maksimale do të lëvizin ndërmjet 12 dhe 17°, më të ulëta, deri..

botuar më 25-01-08 7.30.MD