Më 18 janar, një ditë pas Ditës së Shën Andonit, Kisha Ortodokse Bullgare nderon kujtesën e Shën Thanasit të Madh. Ai ka lindur gjatë vitit 295 pas Krishtit në kryeqytetin e Egjiptit Aleksandria. Në moshën 24 vjeçare është shuguruar dhjak nga kryepeshkopi i Aleksandrisë Aleksandër, pas vdekjes së të cilit njëzëri është zgjedhur nga të krishterët zëvendës i tij në Aleksandria.”
Sipas të dhënave që disponojmë Shën Thanasi ka marrë pjesë në një tubim të madh kishtar të thirrur nga bijtë e Kostandinit të Madh në vitin 343-344 në Serdikë (Sofjen e sotme). Supozohet se tubimi është zhvilluar në bazilikën e vjetër “Shën Sofja”, pranë së cilës shekuj më vonë është themeluar tempulli-monument “Shën Aleksandër Nevski”.
Kur vjen Dita e Thanasit , vjen edhe pranvera” – thonë bullgarët. Në përfytyrimet popullore Shën Thanasi sundon mbi acaret e dimrit, mbi akujt dhe dëborën. Dita e Shën Thanasit si edhe Dita e Shën Andonit nderohen si festa të farkëtarëve.
Sipas disa burimeve Shën Thanasi është themelues i manastirit në fshatin Zllatna Livada të rrethit të Çirpanit, i cili është i njohur si më i vjetri funksionues në Evropë.
Flitet se pikërisht ky është vendi, ku Shën Thanasi ka komunikuar me Zotin. Më shumë hollësi për këtë vend të shenjtë mund të lexoni në artikullin nga koleksioni i Radio Bullgarisë “Manastiri i Çirpanit “Shën Thanasi” – më i vjetri në Evropë”
Romët në vendin tonë kremtojnë festën Vasilica ose Bango Vasili fjalë për fjalë Vasili i çalë, i njohur ndryshe edhe si Viti i Ri i Romëve, njofton Fondacioni “Amalipe”. Sipas traditës, festa vazhdon tri ditë, duke filluar nga nata e 13 duke u gdhirë..
Sot është Dita e Gjyshes (Babinden) - një nga festat më të dashura dhe autentike bullgare, me rrënjë të thella në traditën popullore. E festuar më 8 janar sipas stilit të ri, ajo u kushtohet grave që ndihmuan nuset e reja gjatë lindjes – gjyshet-mami...
Kisha Ortodokse Bullgare nderon më 7 janar kujtimin e Shën Gjon Pagëzorit, të quajtur edhe Pararendës, sepse ai përgatiti njerëzit për ardhjen e Shpëtimtarit. Dita kushtuar Shën Gjonit, i njohur në vendin tonë si Dita e Ivanit, është menjëherë pas..