Ministria e Punëve të Jashtme e Bullgarisë reagoi ashpër ndaj publikimeve në media për një flamur bullgar të djegur në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Kjo ka ndodhur në fshatin Vevçani gjatë Karnavalit tradicional, i cili zhvillohet në Ditën e Shën Vasilit, sipas stilit të vjetër.
Zëvendëskryeministrja dhe Ministre e Punëve të Jashtme Ekaterina Zaharieva i ka dhënë urdhër Ambasadorit tonë në Shkup Angell Angellov për të shprehur para qeverisë së Shkupit indinjatën e madhe të Bullgarisë nga akti i vandalizmit. Ambasadori tashmë ka bërë një demarsh me gojë në MPJ-në e Maqedonisë së Veriut.
Më herët mediat në Shkup njoftuan se policia i ka dëbuar pjesëmarrësit në karnaval.
Karnavali në Vevçani është i njohur me gërshetimin e traditave pagane dhe atyre të krishtera me satirën e ngjarjeve aktuale politike.
Pas reaksionit të MPJ-së bullgare MPJ-ja e Shkupit dënoi aktin e vandalizmit. “Tradita shekullore nuk guxon të rrezikohet përmes aktiviteteve që nënçmojnë ose fyejnë popuj, shtete, në veçanti fqinjë tanë. E dënojmë djegien e flamurit të Republikës së Bullgarisë në Karnavalin e Vevçanit, akt që jo vetëm se e prishë renomenë e Karnavalit, por dëmton edhe imazhin e Republikës së Maqedonisë së Veriut” – thuhet në publikimin e MPJ-së maqedonase në Facebook.
Formimi i shumicës është një detyrë mjaft sfiduese në një parlament shumë të fragmentuar. Më vjen mirë që KuvendiPopullor po fillon të punojë, tha presidenti Rumen Radev në fillim të takimit me përfaqësuesit e GERB-SDS në Presidencë. Gjatë..
Turqit dhe grekët duan më shumë pika kalimi përgjatë Vijës së Gjelbër në Qipro Partitë politike greke qipriote dhe turke qipriote u kanë bërë thirrje liderëve të tyre që të hapin më shumë pika kalimi përgjatë Vijës së Gjelbër që ndan Qipron për..
Pasi për të njëmbëdhjetën herë ia dolën të zgjedhin kryetaren e Legjislaturës së 51-të të Kuvendit Popullor në personin e Natalija Kisellovës, të propozuar nga “BSP – E majta e Bashkuar”, deputetët votuan për zgjedhjen e nënkryetarëve të..